Hetimi për masakrën në Christchurch: Kishte parregullsi, por ishte e paparashikueshme

Masakra në Christchurch ishte e paparashikueshme, pavarësisht se gjatë hetimit janë gjetur disa detaje komprometuese. Hetimi filloi pasi supremacisti i bardhë Brenton Tarrant vrau 51 persona në dy xhami në Mars 2019.

Hetimi arriti të zbulojnë se ai kishte qenë në gjendje të blinte armë masive dhe autoritetet vendase nuk arritën të zbatonin kontrollet e duhura për licencat e armëve të zjarrit.

Më tej raporti zbuloi se zyrtarët ishin tepër të përqendruar në terrorizmin islamik dhe harruan të shikonin elementë të tjerë.

Kryeministrja e vendit Jacinda Ardern, theksoi se vendi nuk gjeti asnjë element që mund të tregonte se ngjarja mund të ishte e parashikueshme, por insistoi në faktin se nga ajo ngjarje kuptohet se ka shumë gjëra për të mësuar.

"Ata identifikuan shumë mësime për t'u mësuar dhe  treguan se ka fusha të rëndësishme që kërkojnë ndryshim."

Ajo theksoi se një nga problemet më të mëdha në vend janë ato të licencimit të armëve të zjarrit dhe kritikoi sërish përqendrimin e papërshtatshëm të burimeve në hetimin e terrorizmit islamik.

"Komisioni nuk bëri asnjë zbulim se këto çështje do të kishin ndaluar sulmin, sidoqoftë këto ishin dështime dhe për këtë në emër të qeverisë kërkoj falje."

Raporti përfshin një listë të rekomandimeve të cilat qeveria tha se do të pranonin të gjitha, duke përfshirë krijimin e një agjencie të re kombëtare të inteligjencës dhe të sigurisë dhe një propozim për policinë për të identifikuar më mirë dhe për t'iu përgjigjur krimeve të urrejtjes.

Qeveria gjithashtu planifikon të krijojë një ministri të komunitetit etnik dhe një program për komunitetet etnike.

Më 15 Mars, në Zelandën e Re, një ekstremist hapi zjarr ndaj adhuruesve brenda xhamisë Al Noor dhe duke e transmetuar sulmin në Facebook. Ai më pas drejtoi makinën për në Qendrën Islame Linwood ku gjuajti njerëz jashtë saj.  Në atë sulm ai u mori jetën 51 personave, sulmuesi i tha policisë se plani i tij ishte të digjte xhaminë dhe nëse nuk do të kapej nga policia planifikonte ta bëntë atë. Në fillim të këtij viti, ai u dënua me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht dhe gjykatësi i çështjes i quajti veprimet e tij "çnjerëzore", duke thënë se ai "nuk tregoi mëshirë".

Masakra gjithashtu bëri që Zelanda e Re të reformonte ligjet e saj për armët dhe në pak se  në një muaj pas të shtënave, parlamenti i vendit votoi me 119 voto pro dhe vetëm 1 kundër ligjin që ndalonte përdorimin e armëve gjysmë automatike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë