Hetimi për ndeshjen 'killer' Liverpool-Atletico Madrid: 41 të vdekur për shkak të koronavirusit

Hetimi për ndeshjen 'killer' Liverpool-Atletico Madrid: 41 të vdekur për shkak të koronavirusit

Ndeshja e Champions League, Liverpool-Atletico Madrid

Ndeshja e Champions League Liverpool-Atletico Madrid ka shkaktuar një masakër të vërtetë. Të dhënat e shërbimit shëndetësor britanik NHS të publikuara nga Times flasin qartë se dueli Liverpool-Atletico Madrid  i datës 11 mars luajtur në Angli u ka marrë jetën për shkak të koronavirusit 41 tifozëve që ishin të pranishëm atë natë në stadiumin Anfield.

Në atë periudhë në Spanjë kishte rreth 2200 të prekur me COVID-19 ose rreth 500% më shumë sec kishte në Angli në të njëjtën periudhë.

Ndeshja që shkaktoi polemika që atë periudhë është e destinuar të bëjë të ketë ende diskutime pasi po rezulton një ndeshje futbolli që ka shkaktuar një masakër. Prania e 3 mijë tifozëve spanjoll në stadiumin Anfield në një moment kur një ditë më parë në Spanjë ndeshja Valencia-Atalanta ishte luajtur pa tifozë dhe kur koronavirusi kishte ngritur alarmin në shumë vende është një nga arsyet që kanë shkaktuar  që një ndeshje Championsi të kthehet në një event me pasoja dramatike.

E të mendosh që tifozëve spanjoll nuk u është matur as temperatura ndërsa numri i viktimave të shkaktuara nga Liverpool-Atletico mund të jetë edhe më i madh se 41 pasi kjo përllogaritje është vetëm për tifozët anglez të pranishëm në stadium./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fat man: 25/05/2020 00:40

    Te hiqen kufizimet ne zonat e kuqe dhe zone e kuqe te shpallet vetem Gjiri i Lalezit. Aty hane ngjala covid-19, rrugacet e kriminelet Like Flori, Ed Droga dhe Lul Tranvestitja sipas regjise se Doktor Vdekjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre