Hetimi për shkeljet financiare, shtyhet gjyqi kundër Juventusit! Akuza të reja për 'Zonjën'
Nga seanca kundër Juventusit në gjykatë
Çështja "Prisma" për të hetuar shkeljet e supozuara financiare nga Juventusi ka zhvilluar këtë të hënë seancën e parë. Në gjykatën e Torinos, palët kanë pasur një ngërç dhe 'përballja' e radhës me faktet do jetë në 10 maj. Kjo shtyrje ka ardhur për t'i dhënë kohë palëve për të mbledhur më shumë informacion dhe faktuar pretendimet e tyre. Disa nga aksionerët më të vegjël të Juves (rreth 30) kanë bërë padi kundër bardhezinjve për këtë çështje.
Në një muaj e gjysmë kohë, gjyqtari i seancës paraprake do duhet të vlerësojë kërkesën e palëve civile dhe kërkesën e Prokurorisë në ngritjen e akuzave, teksa janë 12 zyrtarë të Juventusit të përfshirë, mes të cilëve Andrea Agnelli, Pavel Nedved, Maurizio Arrivabene dhe Fabio Paratici, të gjithë ish-drejtuesit e
"Zonjës" që dhanë dorëheqje për t'i hapur rrugë hetimit për parregullsi dhe fshehje të bilanceve në shitjen e lojtarëv dhe pagave.
Gjithashtu është kërkuar që hetimi të zhvendoset nga gjykata e Torinos drejt Milanos, ose më idealja në Romë.
Rreth tridhjetë aksionarë të vegjël të Zonjës kanë ngritur padi civile për të kërkuar dëmshpërblim nga Juve dhe në këtë pikë është caktuar një seancë e re në mënyrë që deri në 10 maj avokatët e klubit të Juventusit të kenë mundësinë të lexojnë kërkesat e palëve civile dhe vetë Gjykata të jetë në gjendje të vendosë nëse do t'i pranojnë kërkesat e tyre. Gjithashtu më 10 maj duhet të trajtohet edhe çështja e juridiksionit territorial të procesit.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.2%
-
Keq
62.1%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 567
Lajme të tjera
-
Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A
26 Prill, 13:21
-
Milano, shqiptarët çojnë policinë në parkimin ku ishin fshehur 5 kg heroinë, ishte mbështjellë me proshutë
26 Prill, 12:01
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron
26 Prill, 09:54
-
Biletë për të hyrë në Venecia? Ja çfarë duhet të dini
25 Prill, 15:54
-
Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza
25 Prill, 14:47
-
Milano kërkon të ndalojë shitjen e akulloreve dhe picave pas mesnate
25 Prill, 13:33
-
U dënuan me 23 vite burg për vrasjen e Shpëtim Frashërit në Torino, Gjykata e Lartë e Italisë shpall të pafajshëm 3 shqiptarë (EMRAT)
25 Prill, 12:08
-
Të dënuar për trafik drogë e grup kriminal, 2 të ekstraduar në Itali
25 Prill, 09:59
-
Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS
24 Prill, 16:30
-
Itali, vdes foshnja 3-muajshe, prindërit çohen në gjyq për keqtrajtim të vajzës së tyre
24 Prill, 12:10
-
GOLAT/ Humbje 'e ëmbël', Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! 'Zonja' është finaliste e Kupës së Italisë
24 Prill, 09:23