E diela do jetë një ditë historike për futbollin elitar italian. Për herë të parë një trupë arbitresh femra do vendosin drejtësinë në Serie A dhe kjo do ndodhë në Inter - Torino e cila luhet të dielën në 12:30.
Maria Sole Ferrieri Caputi do të mbështetet nga asistentet Francesca Di Monte dhe Tiziana Trasciatti. Gjyqtarja dhe dy asistentet ishin të parat që drejtuan së bashku një ndeshje në Itali në 2022, në duelin Frosinone-Ternana, një nga ndeshjet e Serie B.
Në janar 2023, ata së bashku arbitruan për herë të parë në Kupën e Italisë. Napoli-Cremonese ishte vlefshme për fazën e 1/8.
Kujtojmë se Interi është shpallur kampion i Serie A dhe duket se drejtuesit e arbitrave kanë gjetur mundësinë për të bërë këtë lloj "eksperimenti", në një ndeshje që nuk do ketë peshën e tensionit në vendimet e marra.