Hetimori i Shëndetësisë/ Dështon për të dytën radhë dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqaj, afati mbyllet sot në mesnatë! Debate dhe akuza, po tani çfarë do të ndodhë?

Ka dështuar pas 16 orësh pritjeje të tejzgjatur mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë në Kuvend.

Për të dytën ditë radhazi ish-ministri Ilir Beqaj, i arrestuar për fondet e SASPAC dhe nën akuzë e proces për çështjen e sterilizimit, nuk mundi të dëshmonte dot në Komisionin e Sterilizimit dhe Check Up, teksa u paraqit me pranga në duar, që i mbuloi me xhaketë.

Mbledhja që u zhvillua me ndërprerje të shumta, debate, akuza dhe tensione, u mbyll vetëm në orën 02:20 të mëngjesit të sotëm (14 Nëntor). Nuk u arrit asnjë dakordësi mes palëve, pasi opozita dhe veçanërisht PD kërkonte shtyrjen e afatit të Komisionit, si dhe thirrjen për dëshmi të kryeministrit Edi Rama dhe Vilma Nushit.

Mazhoranca ishte kundër, duke kërkuar pyetjen e Ilir Beqajt brenda afateve që ishin caktuar, duke refuzuar një shtyrje të dytë. Palët debatuan edhe mbi faktin e lejes që kishte Beqaj për të dëshmuar nga ana e Burgjeve.

PD refuzoi ta pyeste ish-ministrin pa u marr vendimi për shtyrje të afateve. Kujtojmë se afati i Komisionit mbyllet sot në mesnatë, teksa ka krijuar edhe një ngërç me dorëzimin e raportit për shkak të seancës plenare.

Mbetet i panjohur fakti nëse ish-ministri do të ketë leje edhe për të tretën ditë radhazi që të paraqitet për të dëshmuar në Komision.

Gjithashtu opozita refuzon që Beqaj të flasë sipas kërkesës së depozituar, me foto-dëshmi dhe me projektor demonstrimi të atyre ç’ka do thotë në Komision. Shkak dyshohet një arkiv-fotosh nga gjendja e spitaleve kur PS erdhi në pushtet më 2013 dhe që lindën nevojën për koncesionet në shëndetësi dhe shndërrimin e sistemit shëndetësor.

Palët shkëmbyen akuza të rënda politike dhe deri personale mes tyre për dy ditë me radhë, ku mazhoranca me parulla i kërkonte opozitës që të lejonte Beqajn të fliste dhe të mos pengonte fjalën e lirë. Kurse kryetarja Albana Vokshi i kujtoi ish-ministrit “gjynahun” dhe faktin se ishte “i shkretë”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës