Dy ditët e fundit të Hetimorit të Shëndetësisë, pyeten dëshmitarët ‘VIP’! Ish-ministri Beqaj nga burgu në Komision, opozita do kërkojë shtyrjen

Në sfidë me kohën për shkak të përfundimit të afatit, Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, hyn në fazën më të rëndësishme të tij: dëgjesat me ish ministrat e Shëndetësisë dhe Ekonomisë që kanë qenë të përfshirë direkt në procedurat e dhënies së koncesioneve të sterilizimit dhe Check-Up.

Në vetëm 2 ditë, ministra e ish- ministra, përfshirë edhe Ilir Beqajn, nën akuzë për koncesionin e sterilizimit, por që ndodhet në burg për çështjen e SASPAC, do të dëshmojnë para komisionit.

Nënkryetari i PS në këtë komision, Plarent Ndreca njoftoi disa ditë më parë se dëgjesat do të nisin prej mëngjesit dhe do të jenë maratonë për të përfunduar brenda afatit.

Ajo që nuk dihet, është pjesëmarrja e opozitës. Ndonëse iniciatore e ngritjes së këtij komisioni, pasi akuzon se përmes këtyre dy koncesioneve jo vetëm janë vjedhur para nga buxheti i shtetit, por edhe nuk i janë dhënë shërbimet e duhura qytetarëve, opozita prej disa javësh ka pamundësuar zhvillimin normal të mbledhjeve në këtë komision, për shkak të kaosit brenda parlamentit, por edhe ka bojkotuar mbledhjet e thirrura nga Plarent Ndreca me argumentin se janë të paligjshme. 

Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi pritet të mbyllë punën me këto 2 ditë dëgjesa maratonë. Afati i përfundimit të tij është 22 tetori, por kryetarja e Albana Vokshi ka deklaruar se do të kërkohet shtyrja e afatit për të dytën here, kërkesë që nga socialistët është paralajmëruar se nuk do të pranohet.

Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi u ngrit pas paktit PD-PS në mars të këtij viti, 6 muaj pasi Partia Demokratike futi në kaos jetën parlamentare. Pakti zgjati pak, pasi në thuajse 8 muaj punë, shpesh puna e komisionit është futur në ngërç për shkak të mos gjetjes së gjuhës së përbashkët mes PD e PS.

Dëshmitarët që do të thirren të Hënën në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë:
-Albana Koçiu 
-Ogerta Manastirliu 
-Shkëlqim Cani 
-Admir Daci 
-Arben Daci 
-Artan Kalleshi 
- Altin Fani  

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Barcelona 'zhdëp' 5-1 Sevillan, Lewandowski 'si vera'! Katalanasit shkëputen nga Real Madrid

Barcelona 'zhdëp' 5-1 Sevillan, Lewandowski 'si vera'! Katalanasit shkëputen nga Real Madrid