Ndaj Kryetarit të Komunës  dhe  Përgjegjëses së Menaxhimit të Mbrojtjes së Tokave, në komunën Qendër në Fier nga specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar filloi procedimin penal në gjendje të lirë. Kryekomunari me inicialet H.M , 66 vjeç , banues në lagjen “Afrim i Ri” dhe përgjegjësja me inicialet M.S , 56 vjeçe, banuese në lagjen “16 Prilli”, akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Ata janë denoncuar nga 4 shtetas, banues në fshatin Grecalli komuna Qendër Fier, sipas të cilëve kryekomunari dhe punonjësja e komunës nuk kanë regjistruar pronat e tyre. Shtetasit me iniciale K. GJ, 51 vjeç, E. Gj, 40 vjeç, E. Ç, 43 vjeç dhe R. GJ,50 vjeç akuzojnë se nuk janë regjistruar tokat e tyre në zonën kadastrale  nr.1851, pasuritë nr. 33/18, 31, 31/2, dhe 33, të cilat aktualisht i disponon shtetasi me inicialet V.R, 58 vjeç, banues në fshatin Grecalli.
Të gjitha materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqçsor Fier për veprën penale ”Shpërdorim i detyrës”.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)