Prokuroria ende nuk ka nisur një hetim ndaj Ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili pengoi marrjen e 12 prozhektorëve që dyshohen se shkaktuan probleme te sytë për simpatizantët e Partisë Demokratike.
Pavarësisht se Demiraj pengoi oficerin e Policisë gjyqësore të marrë prozhektorët, Prokuroria nuk ka vendosur për të nisur hetimet, për veprën penale pengim i marrjes së provave.
Ndërkohë që nuk kanë nisur hetimet për ministrin teknik, për policët që dyshohet se filmuan Dritan Demirajn, Shërbimi për Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka filluar hetimet.
Burime nga SHCBA bëjnë me dije se ka filluar hetimin ndaj dy policëve, ku njëri prej tyre ka filmuar dhe më pas ka publikuar videon ku Demiraj ndalonte oficerin e Policisë Gjyqësore që të sekuestronte Prozhektorët.
Burime të Report TV nga Ministria e Brendshme thonë se ka qenë pikërisht një prej policëve që ka filmuar Demirajn duke ndërhyrë në marrjen provave.
Ndërkohë SHCBA ka nisur hetimet edhe për oficerin e Policisë Gjyqësore.
Sipas burimeve, oficeri i policisë gjyqësore nuk kishte urdhër Prokurori, por e ka bërë sekuestrimin me iniciativën e tij, iniciativ që ja njeh edhe ligji në rastet kur nisin hetimet.
Hetimi ndaj tij nisi vetëm për faktin se ka gënjyer Ministrin e Brendshëm.
Ndërkohë për të zbuluar se nga se u shkaktuan problemet te sytë për 150 simpatizantë të PD-së, prokuroria ka nisur mostrat në Gjermani për tu analizuar, pasi mjekësia ligjore në Shqipëri nuk arriti ta përcaktonte.
Filmimi/Demiraj s'lejoi sekuestrimin e prozhektorëve
Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj u përfshi pak ditë më parë në një skandal mjaft të rëndë, duke kompromentuar jo pak kështu pozicionin e tij si titullar i një dikasteri ndër më të rëndësishmit në kabinet.
Ai është filmuar teksa ndërhyn në një operacion të prokurorisë për të sekuestruar disa prozhektorë, të cilët dyshoheshin se kanë shkaktuar helmimin e dhjetëra personave në mitingun hapës të Partisë Demokratike, të shtunën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në videon e siguruar nga Report Tv, duket ministri i Brendshëm teksa nuk lejon punën e Prokurorisë për të mbledhur provat dhe zbardhur ngjarjen ku mbetën të lënduar në mitingun e PD rreth 140 mbështetës.
Kjo është një shkelje flagrante e kompetencave të tij si funksionar i dikasterit të Ministrisë së Brendshme, Ministri teknik Demiraj ndërhyn në hetimet e Prokurorisë dhe nuk lejon oficerët e Policisë Gjyqësore që të marrin prozhektorët, si provë për hetimin.
Demiraj shkoj edhe më tej kur thotë se prozhektorët i duhen kompanisë për aktivitetin e një subjekti politik të nesërmen.
/Shqiptarja.com

VIDEO