TIRANE- Kujtim Çela, vëllai i “Baronit” të drogës Gëzim Çela dhe Astrit Bushi, i njohur si i forti i Laçit, janë marrë në pyetje nga policia në lidhje me çështjen e vrasjes së bankierit Artan Santo. Burimet thanë se, marrja në pyetje e tyre lidhet me disa veprime bankare që janë bërë në bankën Credins që e drejtonte Santo. Lajmi bëhet i ditur nga burime të policisë së kryeqytetit dhe prokurorisë që janë duke hetuar në lidhje me ekzekutimin e personazhit të njohur, ngjarje e ndodhur në orën 09:18 minuta të enjtes, datë 26 qershor.
DËSHMITË NGA BURGU
Burimet thanë se, dy personazhet e njohura, Kujtim Çela dhe Astrit Bushi, të arrestuar në fund të muajit maj të këtij viti, janë marrë në pyetje në lidhje me aktivitetet e paligjshme të tyre para arrestimit dhe gjatë kohës që ishin në burg.
/Shqiptarja.com