TIRANE - Deputeti kristian demokrat Mark Frroku do t’i nënshtrohet hetimit pasuror. Kjo konfirmohet nga Prokuroria e Përgjithshme e cila pas kallëzimit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive depozituar më 30 mars, ka nisur hetimin ndaj Frrokut.

Prokuroria në argumentin e saj në nisjen e hetimeve bënë me dije se fakti që Frroku akuzohet nga belgët për vrasje për shkak të konflikteve në rrejtin e prostitucionit, akuza shqiptare ka dyshime se është pikërisht prositucioni nga i cili Frroku ka krijuar të ardhura të mëdha. 

Më tej sqaron prokuroria, nga të ardhurat e fituara nga shfrytëzimi i prostitucionit deputeti ka krijuar pasuri të paligjshme për të cilat nuk justifikon burimin e pasurisë.

Po ashtu sqaron prokuroria veç inskenimit të atentatit me deputetin Doshi, vrasjes në Belgjikë të Aleksandër Kurtit, mbi Mark Frrokun rëndojnë dhe 4 akuza të reja të cilat janë:
Refuzim për deklarim pasurie
Deklarim i rremë pasurie
Fshehje pasurie
Pastrim i produkteve të veprës penale.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)