Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja. Pas shqyrtimit të dokumentacionit me të dhënat nga ILDKPKI, DSIK, por edhe institucionet e tjera, KPK vendosi që të konfirmojë Krujën. Ai është i njohur si prokurori që hetoi dosjen për abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës, ku u hetua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
KPK bëri me dije në seancën e kaluar se sipas relacionit të ILDKPKI, prokurori Arben Kraja, ka deklaruar saktë pasurinë dhe burimet e saj. Nga hetimet e KPK-së, Kraja rezultoi se kishte dy banesa, një në Shkodër trashëgimi nga prindërit dhe një në Tiranë, ndërsa kishte marrë prej vitit 1994 pesë kredi, nga të cilat katër i kishte shlyer dhe një e kishte në proces.
Ndërkohë që sot është konfirmuar në detyrë edhe kryetarja e gjykatës së rrethit gjyqësor të Krujës, Alma Kolegjokaj. Pas verifikimeve rezultoi se Kolegjokaj nuk ka probleme në asnjërën prej tre shtyllave të Vettingut duke u konfirmuar në detyrë.
KPK po kalon te inkriminuarit dhe po djeg te saktet ne prokurori. Kush eshte ai qe nuk e di se Arben Kraja eshte shok i ngushte i Arjanit, velkait te Tan Lepurit? Perse kush ja mbyllte dosjet atij? Ka raport te DISK apo jo? Turp
Përgjigju