Çfarë do ndodhë me Nezar Seitin? Hetuesit e dosjes në Shqipëri: Nëse Italia e lë të lirë, e presim ne
Grupi po heton dosjen e Nezar Seitit pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda thotë se i ka dërguar Italisë një kërkesë për ta ekstraduar
Foto ilustruese
Tiranë- Burime të Report Tv pranë grupit që po heton dosjen e Nezar Seitit, pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda shprehen se ky shtetas është në kërkim prej tyre dhe nëse autoritetet italiane vendosin ta lënë të lirë, ata e kanë dërguar tashmë një kërkesë Italisë për ta ekstraduar drejt Shqipërisë.
Reagimi i hetuesve të dosjes vjen një ditë pasi gjykata e Katanias vendosi të ndryshojë masën për Nezar Seitin, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për mungesë provash. Prokuroria e Katanias e apeloi vendimin dhe seanca e radhës për njeriun e vetëm të arrestuar në Shqipëri si pjesë e bandës së Habilajve të përgjuar nga prokuroria e Katanias, pritet të mbahet më 4 shtator.
Por edhe nëse lihet i lirë, hetuesit në Shqipëri thonë se ai është ende në kërkim nga autoritetet shqiptare, madje ka një kërkesë ekstradimi për autoritetet italiane ndaj tyre. Se çfarë do ndodhë me Seitin, na duhet të presim seancën e 4 shtatorit.
Kujtojmë që ekstradimi i Seitit u bë më 25 janar 2018 në ditën kur u vendos zgjatja me 3 muaj të tjerë i afatit të hetimit ndaj tij dhe ish-ministrit Saimir Tahiri. Nazer Seiti konsiderohet si një nga njerëzit më të besuar të Moisi Habilajt. Ai u arrestua në Babicë të Vlorës më 19 tetor 2017 gjatë një operacioni antidrogë u u sekuestruan 4 ton kanabis. Përgjatë 4 muajve të qëndrimit në paraburgim Seiti kyçi gojën. Të njejtën taktikë zgjodhi edhe në Katania.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3845
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, Anglia ekstradon shqiptarin! U arrestua më 2023 në Mançester për drogë (EMRI)
21 Dhjetor, 18:59
-
Kapet 30 vjeçari nga Mali i Zi në Muriqan! Do ekstradohet në Francë pasi akuzohet për përdhunim dhe kryerje marrëdhenie seksuale me të mitur
29 Nëntor, 11:45
-
Ekstradohet një 62-vjeçar nga Gjermania, akuzohet se kanosi një shtetase për t'i marrë 5000 euro, i ngacmoi seksualisht mbesën
21 Nëntor, 15:29
-
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Leonard Luzin
10 Nëntor, 11:41
-
I kërkuar për trafik kokaine, Princ Dobroshi i njohur si 'Peshkaqeni' ekstradohet në Gjermani
7 Nëntor, 15:16
-
Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurimit, GJKKO rrëzon kërkesën e financierit të 'Habilajve' Nezar Seiti
7 Nëntor, 14:28
-
Rrjeti kriminal italo-shqiptar, arrestohen në Shqipëri dy persona me qëllim ekstradimin! Të implikuar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Itali (EMRAT)
6 Nëntor, 10:05
-
Gjykata Kushtetuese pezullon ekstradimin e 'mafiozit' rus Igor Kokunov, avokati: Po dëbohet drejt Rusisë
30 Tetor, 18:55
-
Shtrëngim për dhënie pasurie dhe ndihmë të paligjshëm të kufijve, ekstradohen dy persona! I riu nga Bulqiza do vuajë dënimin e mbetur me 2 vite burg
26 Tetor, 09:57
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar arrestohet 41 vjeçari në Laç me qëllim ekstradimin në Itali (EMRI)
17 Tetor, 08:56
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 38 vjeçari në Belsh me qëllim ekstradimin në Itali
15 Tetor, 09:16
-
I kërkuar për trafik kokaine, Princ Dobroshi do të ekstradohet në Gjermani! Gjykata e Lartë i refuzon rekursin 'Peshkaqenit'
11 Tetor, 14:36