Hidhet në treg modeli i i “Citroen
C4 Cactus” me 4 vjet garanci

Hidhet në treg modeli i i “Citroen<br />C4 Cactus” me 4 vjet garanci
TIRANE- Po mendoni të blini një makine të re, apo jeni mërzitur me atë që keni dhe doni ta ndërroni? Për këtë do t’u vijë në ndihmë “Citroen” me modelin më të ri që tashmë ka hedhur në treg “Citroen C4 Cactus” me 4 vjet garanci.
 
Në eventin e organizuar nga distributori i “Citroen” fjalën e hapjes e mbajti administratori i përgjithshëm i cili çoi një falënderim të veçantë për klientët.
 
Është gjithmonë një kënaqësi të mblidhemi në këto evente kaq të rëndësishme ku prezantohet familja “Citroen”. Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët dhe më të rëndësishmit që janë klientët që na japin kënaqësinë çdo ditë”, tha Sajmir Fagu, administratori i “Citroen”.
 
I ftuar në këtë aktivitet ambasadori francez zgjodhi një mënyrë te veçantë për të përshkruar ketë model të ri te makinës “Citroen C4 Cactus”.
 
“Ju falënderoj shumë për ftesën në këtë mbrëmje që do të zbulojmë teknologjinë franceze. Kjo mbrëmje më bëri që unë të njihem me dikë shumë simpatik. Ajo është franceze dhe ka linja shumë të bukura, është e veshur shumë bukur, si nga brenda e jashtë ka gjëra të reja , dhe ju e kuptoni që po flas për “Citroen C4 Cactus””, tha ambasadori francez në Shqipëri Bernard Fitoussi.
 
Qytetarë të pranishëm në eventin e organizuar në sallonin e “Citroen-it” janë shprehur se kjo makinë jo vetëm është komode, elegante, por i përshtatet më së miri edhe vendit tonë.
 
Por çfarë ofron kjo makinë ndryshe nga të tjerat. “Air bumb” dhe “magic Ëash” janë dy risi mjaft interesante tek “Citroen C4 Cactus”.
 
Tavani i xhamit panoramik i cili është kundra rrezeve ultra violet. Ofron dritë të plotë në makinë, ju krijon ndjesinë e hapësirës por nuk lejon hyrjen e nxehtësisë. E krahasuar me modelin “Citroen C4”, “Citroen C4 Cactus” është 200 kg më e lehtë, e për rrjedhojë shpenzon më pak karburant duke e çuar harxhimin në 3.5 litra për 100 km. Të gjithë këta elementë ë bëjnë më të veçantë këtë makinë. Prandaj ju duhet të zgjidhje vetëm “Citroen C4 Cactus”.


(Speciale)
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)