Hidhet para trenit për t’i bërë
reklamë firmës së famshme

Hidhet para trenit për t’i bërë<br />reklamë firmës së famshme
Një i ri në Moskë, ka rrezikuar jetën duke u hedhur nga njëri krah i metrosë në tjetrin në një kohë kur treni ishte në levizje duke ndaluar për në stacionin e rradhës.

Ky i fundit ben një kërcim të cmendur përpara trenit për të reklamuar cilësinë dhe konfortitetin që të ofrojnë produktet Adidas.

Fillimisht qëndron i ulur duke lidhur atletet në pritje të trenit dhe më pas çohet dhe bën një rrotullim 360 gradë në ajër duke i shtangur të gjithë.

Shoferi i habitur me atë që po i shihnin sytë i ka rënë borisë në sekondat e fundit por djali adoleshent duket se e ka përgatitur mirë atë që do të bëjë.

Ai është filmuar gjatë gjithë kohës nga një mik i tij dhe më pas e ka postuar videon në internet ku ka marrë mbi 75 mijë klikime.

Shumë shikues kanë komentuar duke thënë se vidjoja është e inskenuar pasi kanë parë se fytyra e shoferit nuk jep ndonjë lloj reagimi të madh në momentin e hedhjes.

Megjithatë nëse është e vërtetë është e frikshme për t’u pranuar. Më poshtë, video në fjalë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike