Është hedhur shorti i vendeve pjesëmarrëse në netët gjysmëfinale të Eurovisionit, i cili këtë vit do të organizohet në Suedi. Në një ceremoni në “City Hall”, Stokholmi do të jetë mikpritësi i konkurrentëve të Festivalit Europian 2016.
Përfaqësuesja e Shqipërisë, Eneda Tarifa, do të prezantohet natën e dytë të festivalit, më konkretisht në datën 12 maj, me këngën e saj “Përrallë”.
Vetëm pak ditë më parë, fituesja e festivalit të RTSH-së, ka realizuar edhe fotosesionin për në Eurovizion. Edhe pse ka akoma kohë, fotografi Avni Selmani ka realizuar fotot me të cilat këngëtarja shqiptare do të bëj prezantimin në Suedi.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA