Hidhet shorti i fazës së
play off-it për ‘EURO 2016’

Hidhet shorti i fazës së<br />play off-it për ‘EURO 2016’
TIRANE - Në Nion të Zvicrës, ku ndodhet edhe selia e “Shtëpisë së Futbollit Europian”, është hedhur sot shorti i fazës së “play-off”-eve të Europianit të Francë 2016.

Çiftet e “play-off”-eve janë Ukrainë-Slloveni, Suedi-Danimarkë, Bosnje Hercegovinë-Republika e Irlandës dhe Norvegji-Hungari.

Ndeshjet e para do të luhen në datat 12-13-14 nëntor, ndërsa ndeshjet e kthimit më 15-16-17 nëntor. Ekipet e përfshira në shortin e sotëm kanë dalë të tretat e këtyre grupeve: Bosnja në grupin B, Ukraina në C, Irlanda në D, Sllovenia në E, Hungaria në F, Suedia në G, Norvegjia në H dhe Danimarka në grupin I, ku ishte edhe Shqipëria, Portugalia, Serbia dhe Armenia.

Shorti për grupet e Europianit 2016 do të hidhet më 12 dhjetor.

EURO 2016: HIDHET SHORTI PËR NDESHJET “PLAY – OFF”

Çifti i parë i “play-off”-eve: Ukrainë-Slloveni
Çifti i dytë i “play-off”-eve: Suedi-Danimarkë
Çifti i tretë i “play-off”-eve: Bosnje Hercegovinë-Republika e Irlandës
Çifti i fundit i “play-off”-eve: Norvegji-Hungari /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë