Hidhet shorti i kampionatit
të futbollit FRESSH Tirana

Në ambientet e kompleksit sportiv "Dinamo", me prezencën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe të Kryetarit të PS së Tiranës Saimir Tahiri, u hodh shorti për ndeshjet me eliminim direkt të 162 skuadrave të regjistruara në kampionatin e futbollit të FRESSH Tiranë.
 
Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ftoi të gjithë të rinjtë që në 18 qershor të votojnë për PS duke iu bashkuar ekipin më të madh fitues në vend.

“Ose rrëzohemi të gjithë bashkë, ose ngrihemi të gjithë bashkë. Asnjë rezultat nuk është final, gjithmonë ka një ndeshje tjetër për t’u përgatitur më fort dhe për t’u fituar më bindshëm. Dua të ftoj të gjithë, jo vetëm për këtë kampionat, por ndoshta edhe në organizime të tjera që secili mund t’i bëjë në lagje. Ne jemi sot qyteti më i ri në Republikë. Në qoftë se mosha mesatare e Shqipërisë është 35 vjeç, mosha mesatare e Tiranës është më pak se 30 vjeç, falë studentëve që vijnë në Tiranë, falë gjimnazeve që Tirana i ka më të shumta.
 
Kjo do të thotë që edhe betejën finale, atë që ka realisht rëndësi, në 18 qershor, është shumë e rëndësishme, që ata që votojnë për herë të pare, të votojnë Partinë Socialiste të Shqipërisë, ekipin më të madh dhe ekipin më fitues në vendin tonë
”, tha Veliaj.
 
Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se pavarësisht rritjes së numrit të terreneve sportive këto dy vite, puna do të vijojë pa u ndalur për të shtuar investimet për përmirësimin e infrastrukturës sportive.
 
“Më vjen mirë që bashkë me Bashkinë, kemi bërë sa kemi mundur për terrenet sportive. E di që disa ndeshje do të zhvillohen këtu, disa të tjera tek liqeni, disa të tjera nëpër kalçeto, nëpër lagje. Më vjen mirë po ashtu, që edhe sporte të tjera përveç futbollit, siç janë basketbolli, volejbolli, megjithë investimet që kemi bërë në palestra kanë marrë hov, por nëse ka një kritikë të madhe për Bashkinë e Tiranës, ky jam unë, sepse them që ne mund të bëjmë akoma më shumë”, nënvizoi ai.
 
veliaj tahiri

Veliaj theksoi rëndësinë që ka vota në zgjedhjet e 18 qershorit në mënyrë që të vijojnë investimet në të gjithë kryeqytetin dhe për të mos kthyer Tiranën sërish në periudhën e gjumit.

“Nga ana tjetër, di edhe një gjë shumë mirë, që ne edhe mund të humbasim më shumë. Ne mund të humbasim nëse kthehemi mbrapsht, mund të humbasim nëse Tirana shkon në gjumë, mund të humbasim nëse çadra kthehet prapë në Shqipëri dhe e bën ashtu siç e bëri ato vite që sundonte Shqipërinë”, tha kreu i Bashkisë.
 
Ndërsa Kryetari i PS së Tiranës Saimir Tahiri theksoi se ky kampionat është shembulli më i mirë se si mund të punohet në një skuadër fituese.

“Sa ka rëndësi të punojmë bashkë për Shqipërinë që duam, ka rëndësi që fillimisht të mësojmë të jemi njerëz të mirë, të jemi shokë të mirë, të jemi një familje e mirë
 
që di të sillet mirë, di të punojë bashkë, di të luajë bashkë dhe të fitojë bashkë. Unë shpresoj që ky kampionat të jetë shembulli më i mirë për secilin prej jush. Se si mund të bëjmë një skuadër dhe skuadër fituese. Ky kampionat është vetëm shenja më e mirë për të na treguar se si mund të gjejmë hapësira përtej politikës për të garuar dhe për të fituar”,
tha Tahiri.

veliaj tahiri
 
Duke e cilësuar si tepër të rëndësishme pjesëmarrjen në një garë, Tahiri deklaroi se ajo është një shans që u jepet qytetarëve që të votojnë për më të mirin.

“Shikoni çfarë ndodh në politikë ta kuptoni se si ka ca që duan garë dhe t’i japin shansin qytetarëve të votojnë për më të mirin. Ka ca që nuk duan garë dhe nuk duan fare të futen në votim. Ka ca që nuk duan as zgjedhje. Të paktën ne e dimë që ky vend bëhet duke garuar me njëri-tjetrin. Të paktën ju e dini që njerëz më të mirë në këtë vend mund të ketë vetëm duke u bërë bashkë nëpërmjet garës me njëri-tjetrin. Të paktën ne e dimë që ky vend dhe Shqipëria që duam mund të bëhet më e mirë vetëm duke gjetur mundësi për t’u bërë bashkë sa herë ka një vështirësi”, tha ai.
 
Tahiri theksoi se gjatë qeverisjes së këtyre katër viteve, PS ka treguar më shumë sesa njëherë që punon për Shqipërinë dhe për përmirësimin e jetesës së qytetarëve shqiptarë.

“Secili prej jush është fitues, secili prej jush është një kampion, sepse keni hyrë në një garë që na bën bashkë për të gjetur më të mirin. Është shumë e rëndësishme që edhe ju ta kuptoni se mundësitë tona për të gjetur rrugën që duhet për Shqipërinë që duhet, janë të pafundme.

Në fakt PS ka treguar, më shumë sesa njëherë që punon për Shqipërinë që duam. Edhe gjatë këtyre kohëve kemi treguar që qeverisja jonë, Kryeministri, ministrat, të gjithë ata që mbajnë një detyrë publike, punojnë për ta bërë jetesën më të mirë, për më shumë mirëqenie, për më shumë punësim për ju, për të rinjtë në veçanti
, u shpreh Tahiri.
 
Për kreun e PS-së së Tiranës, pavarësisht se gjatë këtyre katër viteve është bërë shumë, ka ende për të bërë.

“Por kemi akoma edhe më shumë për të bërë, ju e dini këtë. Ne jemi të parët që e dimë këtë, dhe kjo mund të ndodhë vetëm në qoftë se bëhemi të gjithë bashkë. Ky kampionat është vetëm një mundësi, ka pafund mundësi, për të punuar prapë bashkë, ka pafund mundësi, për të ndërtuar bashkë Shqipërinë që duam. Në qoftë se në këtë garë do fitojnë disa skuadra, në këtë garë sigurisht do ketë fitues”, u shpreh ai.
 
Kryetari i PS-së së Tiranës deklaroi se në zgjedhjet e 18 qershorit, gara e PS nuk është me partitë, por me papunësinë, me varfërinë.

“Në 18 qershor duhet të fitojnë shqiptarët. Në 18 qershor gara jonë nuk është me partitë. Në 18 qershor gara jonë është me papunësinë. Në 18 qershor gara jonë është me varfërinë. Në 18 qershor gara jonë është me shtetin e rrënuar që na lanë pas.

Në 18 qershor gara jonë është me të gjithë ata që duan ta mbajnë peng vendin. Dhe në 18 qershor gara jonë është për Shqipërinë që duam. Kështu që hajde bëhemi bashkë dhe punojmë prapë bashkë. Hajde garojmë dhe në 18 qershor fitojmë ne dhe gjithë shqiptarët në çdo cep të Shqipërisë. Kështu që jepini forca! Jam shumë i bindur që në fund të këtij kampionati fituesi do i përfaqësojë të gjithë”
 tha Tahiri.

veliaj tahiri

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë