Hije e madhe skandali për FIFA-n, çmimi ‘The Best’ i manipuluar?

Hije e madhe skandali për FIFA-n, çmimi ‘The Best’ i manipuluar?

Hije të mëdha dyshimi janë hedhur ndaj FIFA-s pak ditë pasi u nda çmimi ‘The Best’ në ceremoninë gala të zhvilluar në Milano. Trofeu i shkoi Messi-t, por në mediat italiane kjo u tha se u bë për inat të Ronaldo-s, i cili nuk mori pjesë në ceremoni.

Për të mbështetur këtë ide së fundmi janë edhe dy dëshmi tronditëse, të cilat nëse janë të vërteta i bie të jetë një skandal i madh. Fillimisht ishte kapiteni i Nikaraguas, Huan Barrera, që nëpërmjet një postimi në “tëitter” mohoi të ketë votuar, ndonëse emri i tij figuronte teksa i kishte dhënë 5 pikë, Leo Mesit.

Gjithsesi ky nuk është denoncimi i vetëm. Të njëjtën gjë ka bërë edhe trajneri kroat Zdravko Lugarosiç, i cili drejton kombëtaren e Sudanit. Kroati është shprehur se pikët e tij nuk janë të saktë, pasi ka votuar të parin Salah, më pas Mane dhe në fund Mbappe, ndryshe nga ajo që tregohet në listën nga FIFA, ku duket se ai ka votuar Messi-n, Van Dijk dhe Mane-n.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy