Para largimit nga Tirana, zonja Klinton ka bashkëbiseduar me stafin e ambasadës amerikane në Tiranë. Në fjalën e saj, sërish është ndalur në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. I ka kërkuar zyrtarëve të ambasadës, të ndjekin nga afër procesin zgjedhor dhe të plotësohet dëshira e njerëzve. SHBA nuk mbajnë anë, deklaroi para stafit të ambasadës Klinton, por do të punojmë që të plotësohen standardet


JA FJALIMI

Falemnderit, falemnderit shumë. Absolutisht është shumë bukur të jesh këtu dhe të kesh mundësinë të shohësh gjithsecilin prej jush për t’ju falenderuar për gjithçka po bëni në emër të kësaj marrëdhënieje tepër të rëndësishme dhe të vlefshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Dhe falemnderit Ambasador, për lidershipin tuaj në Tiranë dhe falenderime gjithashtu për bashkëshorten e vajzën tuaj, dhe më lejoni gjithashtu të shpreh vlerësimin për zv.ambasadorin Henry Jardine.
Ju falenderoj edhe për punën që bëtë për vizitën time këtu, sepse kisha kohë që kisha planifikuar të vija – ia thashë presidentit dhe kryeministrit që unë zakonisht shkoj në vende me të cilat ne kemi disi probleme. Ne nuk kemi probleme me Shqipërinë dhe kështu unë duhet ta mbroja shumë këtë dhe të thosha “ne duhet të shkojmë në Shqipëri”. Dhe Ambasadori ka të drejtë – është një kohë shumë aktive në kthimin në shtëpi, në SHBA, por jam e kenaqur që e kisha shancin për të qenë këtu. Eshtë shumë e shkurtër kjo vizitë. Ishte si një lloj antipaste, kështu duhet të kthehem ndonjëherë tjetër në të ardhmen për një banket të plotë.
Por unë mendoj se ju e dini sesa shumë SHBA vlerëson partnerët dhe miqtë tanë, jo vetëm me qeverinë e Shqipërisë, por me njerëzit në Shqipëri dhe kjo është diçka të cilën unë veçanërisht e kam të shtrenjtë. Ne ndajmë të njëjtat lidhje ushtarake, ne fuqishëm mbështetëm anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, dhe po aq fuqishëm po mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ajo ç’ka ju po bëni, gjithsecili prej jush, është për të na ndihmuar për të thelluar dhe zgjeruar atë për forcimin e demokracisë, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për krijimin e sa më shumë mundësive ekonomike.
Ashtu sikurse e thashë në Parlament, zgjedhjet e vitit të ardhshëm janë shumë të rëndësishme për avancimin e demokracisë në Shqipëri. Dhe unë e di se zgjedhjet kanë pasur disa sfida në të kaluarën, por roli i kësaj ambasade dhe gjithsecilit prej jush, shqiptar apo amerikan, mund të luajë në monitorimin e vendeve të votimit, të ndihmojmë për votat e shënuar, tua bëjmë të qartë miqve tanë këtu që të kësh zgjedhje të besueshme, të lira dhe të ndershme që arrijnë standartet ndërkombëtare do të çojnë përpara Shqipërinë në rrugën drejt integrimit evropian.
Dhe po aq e rëndësishme sa miqësia dhe partneriteti që kemi është ajo që ju po bëni për të promovuar cështjet sociale dhe angazhimin civil. E dua shumë programin e quajtur ACT Noë, sepse është një program që Ambasada e lancoi për të mbledhur së bashku bizneset, shoqërinë civile, dhe qytetarët e shqetësuar për të ndihmuar në forcimin e lidhjeve ndërmjet njerëzve dhe qeverisë së tyre. Dhe dua të falenderoj edhe ata që ndihmuan konferencën e LGBT në Tiranë, për ta kthyer në një sukses. Dhe ne besojmë se kjo shërben si një pikë dhe krijim të një marrëdhënieje të fortë e të qëndrueshme.
Jam gjithashtu e kënaqur që jam këtu ditën e parë të muajit që shënon edhe 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar. Kam dëgjuar se po përgatisni një surprizë speciale për një koncert gala. Do të doja të isha këtu dhe të shihja përse bëhet fjalë, por Ambasador, më informo sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe gjithashtu dua të falenderoj në mënyrë të vecantë kolegët tanë shqiptarë. Dëshiroj për të gjithë kolegët tanë shqiptarë që punojnë në ambasadë, ngrini duart ju lutem, kështu mund t’ju japim një duartrokitje? (Duartrokitet). U jam shumë mirënjohëse. Ka shumë prej jush që qëndrojnë me ne prej vitesh, dekadash, ashtu sikurse them gjithandej rreth botës, ambasadorët shkojnë e vijnë dhe sekretariatet shkojnë e vijnë, por stafi lokal i punësuar parashikon vazhdimësinë, bankën e memorjes, për cdo lloj posti. Dhe kjo është vecanërisht e vërtetë këtu.
Ka nga ju që kanë qenë në Ambasadë që kur ne kemi hapur dyert në 1991. A mund ti ngrini duart? Kush ka qenë që nga 1991? Ne ju punësuam drejt e dyert e shkollës. Ju keni një – (qesh) pra 1991. Shumë falemnderit.
Unë e di se kemi Departamentin e Shtetit tonë dhe USAID dhe ushtarakët tanë e agjencitë civile të prezantuara këtu. Ne kemi edhe disa vullnetarë të Korpusit të Paqes, më kanë thënë. A kemi disa vullnetarë të Korpusit të Paqes sot këtu? Shumë falemnderit për çfarë po bëni.
U gëzova ndërsa ecja mes një grupi fëmijësh shumë të bukur që janë pjesë e familjeve të shërbimit të jashtëm dhe të familjarëve të ambasadave këtu. Vë bast që disa prej tyre mund të kenë shkuar nëpër dyert e rezidencave natën e kaluar (për Halloëeen) dhe ndoshta ende vuajnë nga sheqeri i tepërt. (qesh). Por kur shoh këtë, kur eci në një dhomë të tillë, më kujton se pse e bëjmë këtë punë që ne bëjmë. Dhe ky ishte mesazhi im i vërtetë në Parlament. Ne kemi në një demokraci, një detyrim për tu përpjekur të lëmë vendin që shërbejmë më mirë për gjeneratën që vjen. Dhe duke i parë në fytyrë ata fëmijë më kujton se pse e bëjmë punën që ne bëjmë, dhe pse të gjithë ju bëni atë që duhet të bëni dhe të jepni një kontribut për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë, për një të ardhme më të mirë për marrëdhënien tonë.
E di se ardhja ime, edhe për një vizitë të shkurtër, shton shumë punë nga ajo që ju bëni çdo ditë, dhe unë e kuptoj se Marine Corps Ball është nesër, kështu që shpresoj se mund të pushoni pak. Por dua që të dini se edhe pse mendoni se jemi larg, ne e ndjekim nga afër se cfarë bëni në këtë post. Ne kujdesemi shumë për këtë marrëdhënie. Ne duam të shohim Shqipërinë të bëhet një model jo vetëm për rajonin, por edhe për botën. Ne mendojmë se Shqipëria mundet. Ne mendojmë se roli që mund të luajë Shqipëria, që po luan, mund të marrë formë në historinë e Evropës. Toleranca fetare, roli që po luajnë gratë, demokracia e gjallë dhe aktiviteti ekonomikë që nga liria juaj nga shtypja sovjetike – e gjithë kjo është një themel i fortë për tu ndërtuar.
Por tani duhet të hidhen hapa të tjerë, duke filluar me zgjedhje të mira që reflektojnë dëshirën e njerëzve. Por edhe kjo nuk është mjaftueshëm. Kushdo që të zgjidhet – dhe ne nuk marrim anën e askujt në zgjedhje – ne jemi vetëm në anën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që reflektojnë dëshirën e njerëzve – dhe kur njerëzit të zgjidhen, ti mbajmë ata në një standard më të lartë për të prodhuar rezultate për qytetarët shqiptarë, dhe kjo është vecanërisht e rëndësishme për të rinjtë.
Të rinjtë në të gjithë botën pyesin se çfarë të ardhme do të kenë. Nuk ka asnjë arsye, pas gjithë atyre që Shqipëria ka kaluar – me pavarësinë tuaj 100 vjet më parë, të gjitha ndryshimet dhe dhimbjet e prindërve, gjyshërve, stërgjyshërve, pra të gjitha që kanë duruar – nuk ka asnjë arsye që e ardhmja për të rinjtë në Shqipëri të mos jetë e ndricuar sikurse duhet të jetë anekënd botës.
Dhe kështu, unë jam këtu për të shprehur besimin tim të plotë dhe optimizmin në atë që është e mundur dhe të zotohemi që SHBA, nëpërmjet një ambasade aktive, do të mund të vazhdojë të japë mbështetje ndërkohë që ju rrisni demokracinë tuaj dhe të bëjmë një diferencë reale, fillimisht për ju, dhe tani tjetrën për pjesën tjetër të botës. Falemnderit të gjithëve. (Duartrokitje)

Me perpara Klinton mbajti nje fjalim ne Kuvend, fjalen e plote mund ta lexoni Fjalimi i mbajtur ne Kuvend i zonjes Klinton
Ne versionin anglisht te fjalimit ne parlament mund ta lexoni English version of Clinton speech
(sg/shqiptarja.com)