Hillary Clinton në kopertinë,
revista e shitur më pak gjatë këtij viti

Edhe pse ajo është senatorja dhe Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton nuk është një bum mediatik.

Ajo ka qenë në kopertinën e revistës People më 16 qershor të këtij viti, pas bekimit me fëmijën e saj të parë, vajzën Chelsea.

Numri i revistës ku ka qenë Hillary në kopertinë renditet ndër shitjet më të dobëta në treg me vetëm 503,890 kopje.

hillary clinton

Ndërsa numri i revistës që ka shitur më shumë kopje ka qenë ajo me Robin Williams në kopertinë menjëherë pas vdekjes së tij.

Aktori në kopertinë kapi numrin e shitjeve 1,169,800 kopje. As libri i saj i botuar “Hard Choices” nuk ka kapur një numër të konsiderueshëm shitjesh siç pritej.

Por, jo të gjitha lajmet janë të këqija kundrejt Hillaryt, pasi ajo pritet që të jetë kandidate për presidente në vitin 2016.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave