Janë mbi 100 tablo pikturash në vaj të 30 piktorëve të grumbulluar në këtë Koloni, të realizuara gjatë këtyre ditëve të kolonisë që kanë si objekt vetëm natyrën e magjishme të zonës së Bregut, objektet e kultit dhe të trashëgimisë kulturore, arkitekturën e veçantë të fshatrave dhe qendrave të tjera të banuara të Bregut.
Sipas organizatorëve, të gjithë banorët artdashës të Himarës, të apasionuarit pas pikturës, pushuesit që e kanë filluar tashmë stinën e tyre të pushimeve, në këtë ekspozitë të pikturave me objekt frymëzimi Himarën dhe Bregun e Jugut, do të shijojnë artistikisht ato që prekin dhe përjetojnë në këtë vend.
Ekspozita tërhoqi vëmendjen e artdashësve të shumtë dhe kryesisht pushuesve që në këtë periudhë të vitit kanë pushtuar këtë zonë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)