Himara destinacion i preferuar i turistëve këtë verë, Rama: Gjëja më e mirë këtë sezon, pastërtia dhe plazhet publike plot me pushues

Himara ka qenë një nga destinacionet e preferuara për turistët shqiptarë dhe të huaj këtë verë, të cilët kanë zgjedhur që të pushojnë në bregdetin shqiptar. Turistët e shumtë shprehen se pastërtia është një nga elementët i cili është përmirësuar ndjeshëm.

‘Mirëmëngjes dhe me Himarën e bukur e mikpritëse, ku gjëja më e mirë e këtij sezoni janë pastërtia shembullore dhe plazhet publike plot me pushues, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan kryeministri Edi Rama.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale mendimet e qytetarëve të cilët kanë zgjedhur Himarën si destinacion për të kaluar pushimet.

‘Këtë vit është shumë bukur, më pastër, rrugët... Kam bërë rrugë të gjatë për të ardhur këtu nga Italia, më duket bukur. Më pëlqeu edhe në veri.'- u shprehën disa turistë.

'Plazhistët që vijnë nga jashtë janë të kënaqur. Vija e plazhit është sistemuar shumë bukur.'- tha një tjetër turist.

'Këtë vit organizim i mirë është pastër, deti, ambienti. Duhet të zgjedhin për historinë traditën, për gjithë të mirat që ka në vetvete. Jetoj në Itali dhe këtu është mrekulli.'- thanë disa turistë.

'Për momentin shoh që është goxha pastër. Sa vjen dhe bëhet më mirë. Gjendemi shumë mirë.’- u shprehën disa turistë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 19/08/2022 00:45

    HIMARA ESHTE VERTET E BUKUR E KAM VIZITUAR SHUME HERE ,,,POR KA NJEREZIT E KEQINJ QE NDERTOJNE KUTURU PA PLAN URBANISTIK,,,NDERTONI HOTELE --RESORTE NE VIJEN E PARE ,,JO SHTEPI SE HOTELET PUNESOJNE NJEREZ....

    Përgjigju
  • Lala: 17/08/2022 23:50

    Do te doja te jetoja ne SHQIPERI.ku Ka plazhe te bukura.cmume te lira dhe rroga te larta.ku merqenia esht me mir se ketu ne norvegji.ketu ste del rroga .pushime sbejm dot se NAFTA dhe ishqimet Jan te larta Jo si ne SHQIPERI Ku njerezit jetojn ne lluks.jam Ber pishman QE Elam shqiperin Ku politikanet punojn e sakrifikojn per populli e erdhen ne norvegji Ku politikanet vetem vjedhin .sufllaqe e dua Mish patate dhe salc kosi.po pati dhall mir po spati do bejm si do bej

    Përgjigju
  • Jplafka: 17/08/2022 22:32

    Po te shikoni keto komente nuk kane kuptim...jane bot nuk behen nga njerez te vertete...

    Përgjigju
  • Himarjoti: 17/08/2022 15:18

    Ore patronazhistet dallohen se edhe emrat i zgjedhin, te shkurter, me dy rrokje,, ha haa,, o Fuga je i madh,, ke ngrit ushtri per komente dhe aksion dixhital !! Edhe gobels i hitlerit do jua kishte zili !!

    Përgjigju
  • Late nam me keto komente!: 17/08/2022 15:15

    Eshte skandaloze cfare ndodh me kete te shkretin patronazhist qe shkruan me qindra komente te njejta, ne shume portale, ne lajmet ku preket udheheqesi suprem, Rama. Po boll o njeri, boll se le nam! Nuk permiresohet imazhi i Kryeministrit me keto komente qesharake! Vetem demtohet, njerezve, pa asnje perkatesi politike po u vjen per te vjelle nga keto komente idiote. Po merrni veten ne qafe me kete lloj sporti. Askush, as Sali Berisha nuk e kishte bere me pare kete idiotesi. O Endri Fuga, ndale kete cmenduri, se po i ktheni njerezit kunder vetes. U be Rama si Kim Jong Un! Me mesazhe fallco nga “populli”!

    Përgjigju
  • arti: 17/08/2022 14:28

    kemi destinacione fantastike dhe me vemendjen qe i eshte dhene po merr super zhvillim

    Përgjigju
  • Tosi: 17/08/2022 14:11

    Ndersa kryedallkauku pret dhe qep vete peisazhin e tij, nuk ben dot pa papagajte dixhitale qe perserisin copza nga idiotesia e Atij. Madje edhe vete baba pplitik Hoxha nuk arriti pertej te qenurit shkrimtar dhe politolog. Jo. Kryedallkauku yne eshte gazetar, fotograf, kohe tregues cdo gje. Sa me shume profesione kap aq me shume i zbulohet maska e imoralitetit .

    Përgjigju
  • Turi: 17/08/2022 14:06

    Ueee, paskan plas komentet e B…lepirsave. Po te pakten ndryshojeni pak doren se dallohet qe i shkruan nje person i vetem. Mos e beni kaq bajat. Himara shkelqen nga nje ane e te rrjepin e te vrasin nga ana tjeter. Sna u ndan lepirsat dhe ketu.

    Përgjigju
  • Dritan: 17/08/2022 13:55

    Na behet shume qejfi kur shohim bregdetet ne vendin tone qe jane te pastra dhe jane mire mbajtur ne menyren me te mire qe dhe turistet kur te vijne te ndihen sa me mire ne vendin ku do kalojne pushimet

    Përgjigju
  • Mondi: 17/08/2022 13:50

    Ka lezet himara kete vit ke qef te kalosh pushimet aty cdo gje e mirembajtur dhe e paster

    Përgjigju
    • Shokutarras: 17/08/2022 15:19

      Po edhe kur te vjen shefi krimeve me skaf deri ke dhoma e te vret femijen lezeti madh esht o plere...Po plazhet publike ku i pe ne filikure qe iket vetem me skaf se ne potam ska. Nuk i mbuloni dot mekatet qe po beni me komente me pagese nga zyra ertv o sufllaqexhinj...

  • Jorgo: 17/08/2022 13:45

    Sa mire qe jane te ndergjegjshem e mbajne paster mjedisin gje e cila eshte ne te mire tyre

    Përgjigju
  • Vin: 17/08/2022 13:44

    Ore ju qe komentoni ktu jeni me gjith mend patronazhista apo tallni menderen me njerezit?

    Përgjigju
  • Aroljon: 17/08/2022 13:10

    Himara kete vit ishte me e bukur se kurre

    Përgjigju
  • Flavio: 17/08/2022 12:40

    Me vjen mire qe vendi yne vleresohet edhe nga turistet

    Përgjigju
  • Arber: 17/08/2022 12:34

    Kemi vendet me te bukura dhe jemi me fat qe jetojme ne nje vend si ky

    Përgjigju
  • berti: 17/08/2022 12:31

    eshte vertet per tu vleresuar gjithe vemendja qe i kane dhene pastertise pasi eshte nje nga gjerat qe vleresojme kur shkojme diku me pushime

    Përgjigju
  • ana: 17/08/2022 12:25

    kur degjon sa e pelqejne dhe sa e vleresojne te huajt vendin tone na behet vertete qefi

    Përgjigju
  • drita: 17/08/2022 12:22

    kam vite qe e bej plazhin ne himare por kaq paster e rregull sa kete vit nuk ka pasur ndonjehere

    Përgjigju
  • Elio: 17/08/2022 12:10

    Himara eshte nje destinacion fantastik per pushime me familjen

    Përgjigju
  • Elvi: 17/08/2022 12:10

    Ku ka me mire se himara me cmime te uleta dhe plazhe publike

    Përgjigju
    • Shikutarras: 17/08/2022 18:31

      A mund te na i thuash neve tjereve ku jan plazhet e bukura publike???

  • Jona: 17/08/2022 11:57

    Fale qeverise suaj kryeminister Edi shohim tere keto ndryshime ne vendin tone e rritje te numrit te pushuesve ne bregdetet tona

    Përgjigju
  • Geri: 17/08/2022 11:56

    Ky plazhi publik i Himares ishte shume i bukur,i paster dhe sherbimet mjaft te mira e cmimet e arsyeshme jua sugjeroj te gjitheve te shkojne

    Përgjigju
  • Henri: 17/08/2022 11:55

    Duke pare se sa shume turiste kane mbetur te kenaqur nga plazhi publik i Himares,mendoj te iki dhe un me familjen ne fund te gushtit

    Përgjigju
  • Joel: 17/08/2022 11:52

    Mezor pres te ikim dhe vitin tjeter ne Himare

    Përgjigju
  • Sergio: 17/08/2022 11:52

    Histori, tradite dhe bukur? Hajde jeto ketu pra. Pse rri ne Itali?

    Përgjigju
    • A. N.: 17/08/2022 12:04

      Per 1 jave thote ai se pas 1 jave do kthehet ne shtepi ne breke pasi ta kene zhvatur mire e mire.

  • Altin: 17/08/2022 11:50

    Himara nje super vend dhe nje super pasterti

    Përgjigju
  • Olsi: 17/08/2022 11:48

    Nje super vend per te kaluar pushimet

    Përgjigju
  • Ola: 17/08/2022 11:46

    Jan shtuar dhe kto zonat publike ku behet plazhi dhe ne si qytetar kemi ngelur shum te kenaqur

    Përgjigju
  • Ana: 17/08/2022 11:46

    Nje nga vendet me familjare dhe ekonomike te jugut sidomos per pasterti mbahet shum si vend

    Përgjigju
  • Elsa: 17/08/2022 11:40

    Himara eshte nje nga plazhet me te bukura dhe me te pastra qe ne kemi duhet falenderuar bashkia qe eshte marr me pastertin e plazheve

    Përgjigju
  • Dori: 17/08/2022 11:39

    Plazhi publik ka qen gjeja me e mir e ber kte ver sepse ben pushime me ekonomike dhe kenaqesh me shum

    Përgjigju
  • Tea: 17/08/2022 11:39

    Vertet shum plazh i paster kemi ngelur shum te kenaqur

    Përgjigju
  • Alban: 17/08/2022 11:38

    Sa bukur dhe sa i ndihem qe zonat bregdetare dhe jo vetem po transformohen ne super vende

    Përgjigju
  • Lea: 17/08/2022 11:38

    Himara esht nje vend shum familjar ,i qet ,deti shum i paster normal qe do jet nje destinacion shum i vizituar

    Përgjigju
  • Sokol: 17/08/2022 11:37

    Ska si ndodh ndryshe kur qeveria po ben tpamunduren per te pasur cdo zon tvendit tpaster

    Përgjigju
  • Goni: 17/08/2022 11:36

    Na knaqet zemra kur shohim qe dit pas dite pastertia ne cdo cep te vendit eshte ne nivel teper t lart

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump