Nikollaq Neranxi: Himara në duar të dy hajdutëve dhe mbështetja politike shqiptaro-greke në këtë mision!

Nikollaq Neranxi: Himara në duar të dy hajdutëve dhe mbështetja politike shqiptaro-greke në këtë mision!

Jorgo Goro dhe Fredi Beleri

Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Pronave, Shtëpive, Historisë dhe Kulturës në Himarë përmes një postimi në rrjetet sociale akuzon se dy kandidatët që garojnë për të marrë bashkinë e Himarës në 30 qershor, Jorgo Goro dhe Fredi Beleri janë hajdutë.

Postimi i plotë i Nikollaq Neranxit
Dy kandidatë janë regjistruar në KQZ për të konkurruar për kreun e Bashkisë së Himarës: Jorgo Goro i cili kërkon një mandat të tretë dhe Fredi Beleri i cili kërkon një humbje të dytë. Në fakt gjithçka ishte e pritshme: Jorgo Goro do rikandidohej nga Rama, si njeriu i cili është vënë në shërbim të tij për të gjitha projektet që kanë të bëjnë me grabitjen e tokave në bregdet, ku çdo centimeter ka pronar banorët autoktonë. Pra nuk kishte arsye të lëvizte një shërbëtor kaq të zellshëm. Nga ana tjetër i vihet përballë një kandidat i cili ka qenë gjatë gjithë kohës një shërbëtor i fshehur i kësaj qeverie dhe shërbëtor i hapur i politikës greke.

Grekët vunë në garë njeriun e tyre, si garant se ai do përfaqësojë më së miri interesat e tyre, të cilat janë ndarja e Himarës si plaçkë, mes politikanësh dhe oligarkësh këndej dhe andej kufirit. Beleri do të punojë që zgjedhjet t’i fitojë përsëri Goro dhe në këmbim, ai dhe shefat e tij, do të shpërblehen me llokma tokash në bregdet. Pra mos prisni nga Beleri që të flasë në fushatë për Vorio Epirin, tashmë ata kanë gjetur rrugë më të lehta dhe më të sofistikuara për ta pushtuar atë zonë, mjafton të grabisin tokat, të ndërtojnë aty hotelet dhe resortet e tyre dhe ja ku u bë i tyri!

Ky pra është fati i Himarës, për kreun e së cilës janë vënë në “garë” dy individë, njëri më hajdut se tjetri, me kurrizin e kërrusur deri në fund të këmbëve nga shërbimet që ju bëjnë shefave të tyre, në misionin e madh për të grabitur Himarën, për të dëbuar banorët e saj autoktonë dhe për të zhdukur historinë e saj të lavdishme. Beleri ka filluar shërbimin që disa muaj më parë, duke vënë firma në emër të banorëve, për të grabitur pronat tona, në bashkëpunim me Goron, dhe që të dy kanë akoma shumë për të bërë në këtë drejtim, përderisa askush nuk merr mundimin t’i ndalojë.

P.S Ky shkrim nuk këshillohet të lexohet nga himariotët të cilët e nisin dhe e bitisin ditën e tyre me lloqe dhe raki buzë detit, pasi nuk është mirë të shqetësohen në “luftën” e madhe që po bëjnë për të mbrojtur vendin e të parëve të tyre.

Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Pronave, Shtëpive, Historise dhe Kulturës, Himarë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 16/05/2019 09:37

    Evgjitët Jorgo

    Përgjigju
  • monkey: 15/05/2019 18:45

    Të ishte shtet që mohon të drejtat e minoritarëve, ti do ishe i pari që nuk do shkelje dot në Shqipëri, o vemje e qelbur ! Të bësh thirrje për Camërinë në Greqi të shpallin 'non grata' e të dënojnë me burg o kërmë, kurse ti në Shqipëri jo vetëm bën thirrje për 'vorio-epir' por edhe ke bizneset e tua që nuk ti prek njeri. Kush është vend më demokratik në këtë rast, Greqia apo Shqipëria ? Nuk ke faj se të duhet vënë "kufiri tek thana" por e di shumë mirë që nga kjo klasë politike nuk të gjen gjë e ndaj kakarisë si gjel pa pupla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025