HIMARË-Një person i pajetë është nxjerrë nga pushuesit në plazhin e Bunecit mëngjesin e sotëm.
 
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa rezulton se trupi i pajetë i përket 60-vjeçarit Islam Bega.
 
Ai punonte si roje tek lokalet në Bunec, ndërsa trupi i pajetë është nxjerrë nga deti dhe është dërguar në morgun e spitalit të Sarandës.
 
Ekspertiza mjeko-ligjore pritet që të zbardhë shkaqet e vdekjes.

Redaksion Online
E.J/Shqiptarja.com