Himarë, hapet në Vuno Festivali i Lojërave në Natyrë/ Aktivitete të larmishme

Festivali i Lojërave në Natyrë ka çelur siparin në sheshin kryesor të fshatit Vuno në Bashkinë e Himarës. Ky është festivali më i madh i mbajtur në zonën e jugut dhe është edicioni i dytë radhazi që zhvillohet ky aktiviteti kulturor dhe do të zgjas tre ditë.

Aktivitetet e festivalit janë të larmishme duke filluar nga ajri, deti, këngë, valle dhe gastronomia tradicionale të cilat do të jenë pjesë e mozaikut të argëtimit tre ditor në Himarë. Promovimi i vlerave turistike, qëllimi kryesor i Festivalit të Lojërave në Natyrë, vlera të cilat janë të veçanta dhe të rralla për çdo këndë që bëhet pjesë e zonës së jugut.

Një vit më parë ky festival është organizuar në fshatin Pilur, ndërkohë këtë vit është zhvilluar në sheshin kryesor të fshatit Vuno. Aktivitetet e festivalit nisin qysh në orët e para të mëngjesit dhe kulmojnë me festivalin e mbrëmjes. Festivalin e Lojërave në Natyrë e ka përshëndetur kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro, i cili u ka uruar mirëseardhjen të gjithë vizitorëve për të shijuar bukurit natyrore të Himarës, por edhe këtë festival të mrekullueshëm

Zëvendës Ministri i Kulturës shprehu bindjen se këto aktivitete e bëjnë sezonin turistik gjithë vjetor. Kalendari i ngjarjeve turistike është një tjetër risi që zëvendës ministri i kulturës bëri të ditur për të promovuar zonat atraktive të jugut.

Një nga sponsorit kryesor i Festivalit të Lojërave në Natyrë, administrator i birrës Tirana foli në lidhje me rëndësinë e këtij aktiviteti tre ditorë në Vuno duke u shprehur se janë aktivitet të cilat promovojnë turizmin e jugut.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro