Nëna e peshëngritësit Piro Dhima, kampion bote dhe disa herë kampion olimpik, është gjendur e vdekur në banesën e saj në Himarë. Lefteri Dhima jetonte e vetmuar dhe kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë gjetur trupin e saj, pasi u futën në banesën e saj, të shqetësuar sepse nuk e kishin parë për disa ditë. Trupi i të moshuarës është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e vdekjes.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, kampioni i botës Piro Dhima, thotë se kontakti i fundit me nënën ka qenë me telefon, para 4 ditësh, ndoshta 1 ditë para se të ndërronte jetë, duke qenë se dyshohet që edhe pse u gjet sot e pajetë të ketë ndërruar jetë 3 ditë më parë, kur e kanë gjetur fqinjët. Dhima tregon se filluan të shqetësoheshin kur ajo nuk po i përgjigjej më telefonatave të tyre disa ditë më parë.

Peshëngritësi i njohur Piro Dhima jeton në Amerikë, ku është drejtor teknik në Federatën e Peshëngritjes Amerikane që prej 2016. Njëri prej djemve të saj jeton në Shqipëri.  Ceremonia mortore do të bëhet nesër. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:10
Nëna iu gjet e vdekur, Piro Dhima: Filluam të shqetësoheshim kur s'po na përgjigjej në telefon! U nisa urgjent nga SHBA sapo mora vesh lajmin

1633093934_Screenshot2780x405.jpg

Në një lidhje telefonike për Report Tv, kampioni i botës Piro Dhima, thotë se kontakti i fundit me nënën ka qenë me telefon, para 4 ditësh, ndoshta 1 ditë para se të ndërronte jetë, duke qenë se dyshohet që edhe pse u gjet sot e pajetë të ketë ndërruar jetë 3 ditë më parë, kur e kanë gjetur fqinjët.

Për Report Tv, Piro Dhima thotë se edhe ai edhe vëllai që jeton në Finlandë nuk e kanë braktisur nënës. Ai thotë se kanë pasur kontakte të vazhdueshme edhe pse janë larg.

“Ajo jetonte vetëm pasi nuk pranoi kurrë të vinte me mua në Amerikë”, thotë për Report Tv Piro Dhima. Ai thotë më tej se nëna gëzonte shëndet të plotë dhe nuk dëshironte të braktiste shtëpinë ku kaloi një jetë të tërë.

“Jam i shqetësuar dhe i prekur për atë se çfarë është deklaruar nga fqinjët për këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në familjen tonë”, shprehet Dhima.

Pirro Dhima na zbulon se u njoftuan  nga të afërmit se çfarë ndodhi me nënën e tyre dhe me urgjencë udhëtuan nnjëri nga Finlanda dhe tjetri nga Amerika. Nëna e tyre u gjet e pajetë në oborrin e shtëpisë, dhe kujdesej vet për produktet bujqësore në një bahçe pranë shtëpisë ku kishte dhe bagëti.  

Ora 13:23
Nëna e Pirro Dhimës e vdekur prej ditësh në shtëpi,flet fqinja: Ai është në Amerikë, kishte kohë që s'vinte

 

75-vjeçarja Lefterie Dhima, nëna e kampionit olimpik në peshëngritje Pirro Dhima prej ditësh ishte e vdekur në shtëpinë e saj, që jetonte vetëm në Himarë.

Njëra prej fqinjëve ka folur për Report Tv dhe ka treguar se kishte ditë që nuk e shihte

'Ka vdekur qëkur ajo se kishte marrë erë. Unë kisha disa ditë pa e parë. Të tërë jemi vetëm këtu. Nuk kemi fëmijët, jemi të gjithë fëmijët", njëra prej fqinjëve.  

"Pirro s'ka ardhur kohët e fundit se ishte në SHBA", vijon ajo.