Një mjet lundrues është sekuestruar ditën e djeshme nga policia në portin e Himarës ndërsa është proceduar penalisht edhe pronari i mjetit 26 vjecari me inicialet N.T.

Policia bën me dije se nga kqyerja që i është bërë mjetit lundrues tip gomone me gjatësi 3 m dhe gjërësi 1.5 m, me motor tip ''Suzuki'' rreth 9.9 KF në Himarë, ka rezultuar se ky mjet është pa dokumentacion regjistrimi dhe pa deklarim për lëvizjen e tij.
 
 Blutë bëjnë me dije se materialet janë referuar në Prokurori ndaj këtij shtetasi për shkelje të ligjit Nr.8663 datë 18.09.2000 ''Për regjiistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundrues me motor me tonazh nën 20NT'', ''Mungesa e matrikullimit ose e regjistrimit'' (neni 24) dhe ''Zhvendosja ose përdorimi i një mjeti pa autorizim'' (neni 29 pika 1).


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com