Himarë/ Turistet çeke humbin rrugën në fshatin Nivicë, pas disa orë kërkimi policia iu vjen në ndihmë

HIMARË - Dy turiste çeke humbën rrugën sot gjatë eksplorimit të zonës malore në fshatin Nivicë. Pas njoftimit, policia organizoi punën për t’iu ardhur në ndihmë atyre.

Pas disa orësh kërkimi, ato u lokalizuan dhe morën ndihmën e nevojshme. Tashmë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Terreni ku kishin humbur ishte i vështirë, në vendin e quajtur ‘Kërkëz’.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë iu erdhën në ndihmë dy turisteve çeke, të cilat kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të natyrës në një zonë malore mbi fshatin Nivicë.

Sot, rreth pasdites, pas marrjes së njoftimit se dy shtetase çeke kishin humbur rrugën në vendin e quajtur "Kërkëz," në një zonë malore dhe me terren të vështirë, shërbimet e Policisë Himarë organizuan menjëherë punën për t’i ndihmuar.

Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe distancës së madhe nga zona e arritshme me automjete, policia arriti të lokalizojë turistet, të cilat ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.', njofton policia.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë