HIMARË-Vret krushkun për kasollën e bagëtive.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 të kësaj të enjëte në lagjen “Shkallë” të fshatin Borsh në Himarë ku 57 vjeçari Sokrat Xhuveli banues në Borsh ka shkuar në shtëpinë e viktimës së tij 79 vjeçarit Hetem Brahimaj dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti verbal i cili ka nisur për kasollën e bagëtive. Fillimisht sherri është zhvilluar në qendër të fshatit dhe më pas autori Sokrat Xhuveli ka marrë çiften dhe ka shkuar në shtëmin e Brahimajt.

Dy të përfshirët në konflikt kanë krushqi mes vete. Djali i viktimës, Hetem Brahimaj ka për nuse mbesën e autorit, Sokrat Xhuveli . Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale..

viktima
(Viktima Hetem Brahimaj)

vendi i ngjarjes

dy.b/shqiptarja.com