HIMARË- Një person është paraqitur në urgjencën e spitalit i plagosur me sharrë pas një konflikti me një tjetër, ku motivet janë ende ende të paqarta.
Sipas njoftimit të policisë i plagosur ka mbetur 42-vjeçari J.A., ndërkohë është shoqëruar shtetasi Dh.G., dhe po punohet për sqarimin e plotë të sherrit që përfundoi me të lënduar.
Fatmirësisht 42-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin në Spitalin e Himarës.