Himni kombëtar, akademiku Vasil Tole: Institucionet të zbatojnë ligjin, të interpretohet modeli origjinal i Asdrenit (VIDEO)

Himni kombëtar, akademiku Vasil Tole: Institucionet të zbatojnë ligjin, të interpretohet modeli origjinal i Asdrenit (VIDEO)

Foto ilustruese

Çështja e interpretimit të himnit kombëtar rikthehet edhe njëherë tjetër në vëmëndjen e akademikëve. Shqetësimi është se nga ana e institucioneve dëgjohen variante të ndryshme të orkestrimit të himnit kombëtar, si dhe të poezisë. Akademiku Vaso Tole i është bashkuar këtij shqetësimi duke bërë thirrje që institucionet t'i përmbahen ligjit të interpretojnë në ceremoni apo evente zyrtare vargjet, melodinë dhe harmoninë e paracaktuar të poezisë origjinale të Asdrenit. "Himni nuk është thjesht një këngë, ai është kryekënga jonë dhe për këtë kërkohet respektimi rigoroz i standardeve muzikore e letrare të interpretimit", thekson Tole.

Postimi i Akademikut Vasil Tole:

“Natyrshëm HIMNI KOMBËTAR këndohet, interpretohet drejtpërsëdrejti apo transmetohet me zë dhe figurë, veçanërisht në ditët e festave tona kombëtare. Si simbol kombëtar, mbështetur Kushtetutës, vargjet, melodia dhe harmonia e Tij janë rregulluar me ligj të veçantë, ashtu si përmasat, ngjyrat dhe përdorimi i Flamurit Kombëtar. Konstatojmë lloj-lloj variantesh të përdorimit të Himnit, të cilët nuk i referohen atyre parametrave të domosdoshëm që ligji parasheh: poezia origjinale e Asdrenit, harmoni dhe orkestracion i Çesk Zadejës mbi melodinë e Porumbescut. Himni nuk është thjesht një këngë, AI është kryekënga jonë dhe për këtë kërkohet respektimi rigoroz i standardeve muzikore e letrare të interpretimit. Në linkun më poshtë gjeni modelin e interpretimit të duhur të HIMNIT KOMBËTAR, realizuar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura dhe kori i bashkuar, dirigjent Ermir Krantja. Aq i domosdoshëm për përdorim nga institucionet”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja