Me Vasil Tolen, rilindja e Gjergj Kastriotit në imazhin muzikor

Premiera e operës solemne nisi me tingujt e mprehtë, vibrues e të ngadaltë. Në heshtjen e thellë që krijohej midis pauzave, spektatori përqendrohej të kuptonte; po binte një daulle lufte që klithte për liri, apo vinte jehona e kambanës së kishës së Shën Kollit në Lezhë, kur përcillej Skënderbeu...

Më 9 maj, opera solemne “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Kryezot i Arbërit” e kompozitorit akademik Vasil Tole u ngjit për herë të parë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, për t’u përfaqësuar me dinjitet me figurën e Heroit tonë Kombëtar në Ditën e Europës.

Fryma e publikut po mbahej pezull. Orkestra filloi. Nisën të harmonizoheshin forma, figuracioni, ritmet, loja, dramaticiteti, orkestra, zërat në mozaikun hoje-hoje të korit që kishte zotëruar skenën me një kostumografi dhe skenografi mbresëlënëse. Të gjitha këto për të rilindur Skënderbeun në imazhin muzikor.

Është jehona e rikthimit të një vepre kombëtare pas 35 vjetësh mungesë... Premiera me një dinamikë tërheqëse, magjike, riktheu imazhin triumfator të heroit  Gjergj Kastrioti – , si atëherë, 38 vjeç, i rikthyer në Krujë si Kryezot i Arbërit....

Dëgjojmë arien “Lirinë nuk jua solla unë”, dhe “Gloria”-n magjike, si dhe arien “O burra, mbi ta”, ku simbolizohet mbijetesa heroike shqiptare, fryma e heroit në pavdekësi. Në pjesën e parë të operës “Skënderbeu, kryezot i Arbërit, prej uverturës dhe katër arieve, katër skenave do të shfaqet heroi: prej frymëzimit hyjnor (Shën Gjergji i shfaqet në ëndërr Gjergjit tonë dhe i jep besimin për fitore.

Drejtuesit e operës e cilësuan të jashtëzakonshëm vizionin e  kompozitorit Vasil Tole, për vënë në skenë një kryevepër botërore. Falë “Konkursit mbarëkombëtar të krijimtarisë muzikore”, shpallur nga Ministria e Kulturës në vitin 2018, u bë e mundur që të shkruhej një opera për Skënderbeun, dhe u shpall fituese. 

Me operën solemne “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Kryezot i Arbërit” vizioni i kompozitorit Vasil Tole do të shkonte përtej një premiere. 

Premiera u ngjit në skenë me idenë regjisoriale të Ada Gurrës. Në dy akte e katër arie që prekin jetën e heroit nga “ëndrra e Shën Gjergjit”, te “Malli për Atdhe”, “Lirinë nuk ua solla unë” e thirrja për betejë, roli i Skënderbeut iu është besuar dy solistëve të rinj, baritonit Artur Vera dhe tenorit Gerald Murrja. Vera dhe Murrja do të mbeten dy artistët e parë që interpretuan Gjergj Kastriotin.

Sopranoja Eva Golemi dhe mezzo-sopranoja Amelda Papa bën interpretime mbresëlënëse. Orkestra Simfonike e Teatrit u dirigjua nga Sieva Borzak dhe Dritan Lumshi në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës, drejtuar nga maestro Hajrullah Syla. Dy koncertmaestrot ishin Etrita Ibrahimi dhe Thanas Paskali që performuan në harmoni dhe perfeksion.

Me një shtrije simetrike mes katër arieve të kënduara nga Skënderbeu, kundrejt 5 koraleve, evokohen raportet individ epokë, jetë përjetësi, Gjergj Kastrioti dhe miti. Të vijnë parasysh oborret e vjetra të fisnikëve arbëror, marshet, e këtyre iu bashkohet kujtesa e trashëgimisë muzikore, që skicohet përmes preludeve muzikore të filmit "Skënderbeu"  të mjeshtrit të madh Çesk Zadeja, të muzikës folklorike, muzikës kishtare apo të poemit simfonik nolian. Të gjitha, të riorganizuara në një krijimtari origjinale nga  studiuesi i muzikologjisë, Vasil Tole.

Narracioni dhe regjistri muzikor vijnë të plota. Teksti i kënduar shqip, mbështetet në rrëfimet e veprës së Nolit, kurse teksti i kënduar në “Meshën Solemne”, latinisht, mbështetet në traditën e gjithëpranuar muzikore të meshave dhe rekuiemeve. Përfaqësues aktiv i brezit të ri të kompozitorëve shqiptarë, Vasil Tole është nismëtar i alternativave të reja krijuese dhe si një ndër mbartësit më të vendosur të konceptit të ristrukturimit të lëndës muzikore folklorike shqiptare, në dobi të gjetjes së identitetit dhe risive në muzikën bashkëkohore.

E krijoi veprën me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, për të treguar jetën dhe përjetësinë e Heroit Kombëtar në një vepër që flet shqip. Kompozitori Vasil Tole profesor dhe akademik në fushën e etnomuzikologjisë, ka një gamë të gjerë veprimtarie studimore dhe publicistike; me dhjetëra vepra të shkruara, pjesëmarrës i festivaleve, konferencave dhe tryezave për muzikën në Shqipëri dhe jashtë saj si përfaqësues i brezit të ri të kompozitorëve shqiptarë. Ka një një lloj “dialogu” midis solistëve të Teatrit të Operas së Tiranës dhe korit të Filarmonisë së Kosovës.

Shfaqja u dha edhe në Kosovë pak ditë më vionë, ku spikati interpretimi mbresëlënës i tenorit Klodjan Kaçani, baritonit Artur Vera nga Shqipëria dhe sopranos Kaltrina Miftari, mexosopranos Dea Xhemaili e tenorit Rizah Jahaj nga Kosova. , Të pranishëm ishin vetë autori i Operas, Vasil Tole, kryeministri Kurti, ministri i Kulturës, Çeku, drejtoresha e Tetarit të Kombëtar të Operës , Abigeila Voshtina,  etj. Shoqëruar mjeshtërisht nga Orkestra dhe Kori i Filarmonisë së Kosovës, nën drejtimin e mjeshtrit Sieva Borzak (Itali) dhe Hajrullah Syla në bashkëpunim me Korin e TKOB-së, drejtuar nga maestro Dritan Lumshi kjo shfaqje shënoi thellimin e bashkëpunimit ndër institucional kulturor Kosovë-Shqipëri, i cili këtë sezon koncertal ka arritur shifrën e 5 projekteve të përbashkëta, si asnjëherë më parë.

Është një vepër mjaft e vështirë, por me sonoritete të reja, që bëhet akoma më e bukur kur janë bashkuar dy koret bashkë. Premiera u shfaq edhe në Prishtinë. Shqipëria e Kosova u bënë bashkë për ti dhënë jehonë “Gjergj Kastriot-Skënderbeut”, në Ditën e Evropës, për t’i treguar evropianëve gjuhën tonë të kompozicionit! Një simbolikë e bukur, ku artistët e Shqipërisë dhe Kosovës u bënë bashkë për t'i ngritur një himn mbrojtësit të Europës dhe idesë së bashkimit.

Shqiptarët i mbajti gjallë figura e Skënderbeut dhe gjuha e Arbërit. Kompozitori Tole e krijoi veprën me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, për të treguar jetën dhe përjetësinë e Heroit Kombëtar në një vepër që flet shqip. Rikthimi i Operës në gjuhën shqipe ka entuziazmuar publikun.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës