Hipertensioni, mjekët: Vrasësi i parë
në botë, por njerëzit nuk e dinë

Hipertensioni, mjekët: Vrasësi i parë<br />në botë, por njerëzit nuk e dinë
TIRANE - Me rastin e Ditës Botërore të Hipertensionit, ministri i Shënetësisë Ilir Beqaj ka theksuar gjatë një konference të posaçme se "përpjekja jonë kryesore është spostimi përherë e më tepër i kujdesit shëndetësor drejt shëndetit."

Zv.Ministri Rjepaj, nga ana e tij u shpreh se “sensibiliteti i shtuar ka të bëjë edhe me faktin se një pjesë e mirë e popullatës e has këtë problematikë. Megjithatë nuk është vetëm ky problemi. Problemi është që në bazë të statistikave shohim që 1 në 3 persona që ka hipertensionit mund ta kontrollojë atë ndërsa 2 nuk e bëjnë, 1 në 3 persona e di që ka hipertension ndërsa 2 nuk e dinë. Kështu që kontrolli bazë në popullatë është një iniciativë shumë e rëndësishme."

Ndërkohë, Shefi i Shërbimit të Mjekësisë Interne Mihal Tase tha se është shumë i rëndësishëm sensibilizimi për sëmundjen e Hipertensionit.  “Hipertensioni është shumë i thjeshtë për t'u diagnostifikuar dhe kuruar dhe ne sot kemi shumë më tepër mundi për ta kuruar. Megjithatë kemi një përkeqësim për zbulimin e tij. Prandaj është e vlefshme të bëhet ky sensibilizim. Kjo sëmundje sipas të dhënave të OBSH-së është vrasësi i parë në botë. Natyrisht që përveç aspektit njerëzor kjo sëmundje ka dhe aspekt ekonomik dhe social."

EDHE KOSOVA SENSIBIZILON QYTETARET PER HIPERTENSIONIN

Me rastin e Ditës Botërore të Hipertensionit, Klinika e Kardiologjisë së Kosovës kanzhvilluar një aktivitet në Sheshin "Zahir Pajaziti" për sensibilizimin e qytetarëve për hipertensionin.

Sipas Astri Rexhajt, i cili foli në emër të Shoqatës së Kardiologëve të QKUK-së, tha se ky aktivitet zhvillohet për shkak të Ditës Botërore të Hipertensionit dhe siç tha ai kjo është bërë për sensibilizimin e qytetarëve në lidhje më këtë sëmundje.

"Kosova Press" citon: “Ne sot jemi mbledhur në sheshin "Zahir Pajaziti" që të shënojmë Ditën Ndërkombëtare të hipertensionit. Pra sot në gjithë vendet e botës organizohen aktivitete të ndryshme me qëllim sensibilizimit në lidhje me Ditën Botërore të Hipertensionit. Ne kemi menduar që të bëjmë disa aktivitete simbolike në mënyrë sensibilizimi për qytetarët sa i përket kësaj sëmundje. E dimë që hipertensioni apo tensioni arterial është një sëmundje mjaft e shprehur në mes popullatës dhe ndikojnë shumë faktorë të jashtëm, ndërsa edhe faktorë tjerë që janë patologjik për këtë sëmundje”, ka thënë ai.

Betim Morina, drejtor i kompanisë “Novartis”, në Kosovë, tha se ky aktivitet po organizohet për sensibilizimin e popullatës për rreziqet që vijnë nga hipertensioni.

Ai tha “Sot është 17 maji Dita Botërore e Hipertensionit ose e sensibilizimit të popullatës për hipertensionin, rreziqet anët e këqija, ato që vijnë do të thotë këshillat elementare që mundemi me iu dhënë popullit jashtë institucioneve shtetërore. Klinika e Kardiologjisë e Qendrës Universitare të Kosovës ka organizuar këtë ditë më mbështetje të kompanisë farmaceutike Novartis që të sensibilizohet popullata për të mirat dhe të këqijat e hipertensionit. Kur themi të mirat dhe të këqijat është kjo, të këqijat rreziqet që vijnë nga hipertensioni dhe të mirat si m unden me u mbrojt nga hipertensioni. Është një vrasës i heshtur që shumë njerëz mendojnë që është shumë i thjeshtë por që mundet me qenë pasojë e shumë problemeve tjera”, ka deklaruar Morina .

Sipas tij, hipertensioni është një nga problemet më të mëdha në ditët e sotme dhe se ka shumë njerëz që kanë hipertension edhe probleme me tensionin edhe që nuk janë të informuar. Kjo është hera e parë që organizohet një aktivitet i këtij lloji për Ditën Botërore të Hipertensionit. Kompania “Novartis” është kompani zvicerane nga Bazeli dhe është njëra prej kompanive më të mëdha në botë."

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024