Irani ka akuzuar Bashkimin Europian për standarde të dyfishta dhe qëndrim hipokrit ndaj përshkallëzimit të tensioneve në rajon. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, kritikoi deklaratën e BE-së që dënon kundërpërgjigjen iraniane ndaj sulmeve amerikane, duke e cilësuar atë një shembull të “indinjatës morale selektive”.
Sipas tij, Brukseli po hesht përballë asaj që Teherani e konsideron agresion nga SHBA-ja dhe Izraeli, ndërsa dënon veprimet e Iranit. Baghaei këmbënguli se sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura për operacione kundër Iranit përbëjnë ushtrim të së drejtës për vetëmbrojtje dhe i kërkoi BE-së të respektojë parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Ai paralajmëroi gjithashtu se Teherani është në dijeni të mbështetjes që disa vende fqinje i kanë dhënë operacioneve kundër Iranit, duke u bërë thirrje atyre të rishikojnë qëndrimet e tyre.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulmet e Izraelit në Liban, Trump bisedë me Netanyahun: IDF nuk do të kryejë sulme në Bejrut! Kryeministri izraelit: Qëndrimi jonë i pandryshuar







