Hipokrizia 2/ Kur Berisha blinte
deputetët e PS-së si speca

Hipokrizia 2/ Kur Berisha blinte<br />deputetët e PS-së si speca
TIRANE- “Merkato” e deputetëve në Shqipëri sapo ka nisur, duke e kthyer tashmë në të vetmen “industri” politike që po funksionon me kapacitet të plotë në Shqipëri. Vetëm dy ditë më parë është shënuar rasti i kalimit të deputetit të PR Luan Duzha tek LSI. Gjë që ka sjellë alarmin tek Berisha dhe opozita e re, që kanë qënë vetë mjeshtrit e “merkatos” së deputetëve, duke “blerë” nga opozita e majtë plot 13 deputetë ndër vite.

Dhe duke parë se kjo mund të jetë si një sëmundje ngjitëse te opozita, shqetësimi është që mund të lëvizin dhe tre-katër deputetë të tjerë po në drejtim të mazhorancës, duke gjetur një rrugë të ndërmjetme, jo për të shkuar në grupin e PS por tek grupi parlamentar i LSI, çka mund të sjellë në fuqizim të fortë të tij, tashmë me 18 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Por “dezertimi” i Duzhës s’është rasti i parë i ndodhur në historinë e parlamentarizmit në Shqipëri.

Pasi ka filluar kohë më parë, që pas zgjedhjeve parlamentare të 2005, kur PD erdhi në pushtet. Që në atë kohë, “merkato” e deputetëve, kryesisht të opozitës është bërë e modës, duke filluar që me lëvizjen e deputetit të PS, Tom Doshi që kaloi tek PDK, ndërkohë që lëvizi dhe deputeti i PAD, përkatësisht Pashko Ujka në drejtim të PDK. Njëherësh po në këtë sesion parlamentar ndodhi “eksodi” më i madh i deputetëve të PS, teksa 6 deputetë që votuan pro kandidaturës së Topit për President kundër vendimit politik të Grupit të PS, përkatësisht Paulin Sterkaj, Durim Hushi, Taulant Dedja, Bukurosh Stafa, Durim Lamaj, Hamit Kosta, u çregjistruan nga grupi e dolën të pavarur, duke votuar deri në fund për mazhorancën e djathtë.

Ndërkohë që në fund të mandatit qeverisës PD ia doli të marrë në “minutën” e fundit tre deputetë të PS, përkatësisht Kastriot Islamin, Asllan Dogjanin e Gjovalin Kadelin. Ndërsa PS kishte humbur që në fillim të mandatit dhe dy deputetë të tjerë, përkatësisht Shpëtim Idrizi themeloi PDIU dhe Vagjel Tavo tek LSI, vota këto për Berishën në pushtet. Por më parë kishin ikur Luan Memushi nga PS tek LSI dhe Petro Koçi nga PS duke themeluar PSV ’91 që më 2005, pa bashkuar votat me mazhorancën. Ndërsa Angjelina Kola kalon në radhët e LSI, duke ikur nga PSD. Lëvizjet e fundit plotësojnë ciklin e lëvizjes së deputetëve deri më tani, që pritet të vijojë.
 
MERKATO E BERISHES ME DEPUTETET NE 8 VJET
 
Lëvizjet e deputetëve 2005-2009
 
Largimet nga PS e opozita
Tom Doshi nga PS te PDK, te PS
Taulant Dedja nga PS i pavarur
Durim Lamaj nga PS i pavarur
Durim Hushi nga PS i pavarur
Bukurosh Stafa nga PS i pavarur
Paulin Sterkaj nga PS i pavarur
Hamit Kosta nga PS i pavarur
Pashko Ujka nga PAD te PDK
 
Lëvizjet e deputetëve 2009-2013

Vangjel Tavo nga PS te LSI
Shpëtim Idrizi nga PS te PDIU
Gjovalin Kadeli nga PS i pavarur
Asllan Dogjani nga PS i pavarur
Kastriot Islami nga PS i pavarur
 
Largimet e tjera 2009-2013
 
Petro Koçi nga PS te PSV 91
Luan Memushi nga PS te LSI
Angjelina Kola nga PSD te LSI
 
Largimet nga PD
Paulin Sterkaj nga PD tek PS
 
Lëvizjet e deputetëve 2013-2017
Luan Duzha nga PR tek LSI


Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)­

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI