Hipokrizia që bën qesharakë ata që mbrojnë Fredi Bejlerin!

Hipokrizia që bën qesharakë ata që mbrojnë Fredi Bejlerin!

Fredi Beleri

Të flasësh për te drejtat e njeriut, për demokracinë, për respektimin e lirive të çdo shtetasi qoftë ky edhe minoritar, përballë institucioneve qofshin këto administrative a gjyqësore, nuk ka asgjë të keqe, madje është e shëndetshme për shoqërinë e demokracinë. Çështja është se a jemi po kaq të zellshëm të ruajmë të njëjtin standard si për një shtetas shqiptar me kombësi greke në Shqipëri, edhe për një bashkombas shqiptar që i shkelen të drejtat në Greqi. Psh rasti i Fredi Bejlerit kandidatit të OMONIA-s që garoi për kryetar bashkie në Himarë, por që po përballet me ligjin për shitblerje votash në zgjedhje, ka shqetësuar më shumë se përfaqësuesit e opozitës që vijojnë të pretendojnë për një proces të montuar ligjor, një pjesë të opinionbërësve dhe analistëve të atashuar me interesat e opozitës.

Deri këtu asgjë e keqe, asnjë problem, zgjedhje e lirë e gjithkujt të mbrojë e pozicionohet ndaj kujtdo që dëshiron. Madje edhe me argumentet mbi procesin e pretenduar si të montuar dhe abuziv sërish asnjë problem, e drejtë e çdo kujt të mendojë, flasë, shqetësohet e të prononcohet ndaj asaj që mendon se është një padrejtësi ndaj dikujt qoftë ky edhe një njeri plot gjynahe ndaj Shqipërisë e shqiptarëve sikurse është zotëria në fjalë. Se sido qoftë s’mund të bëjmë sikur se dimë që Fredi Bejleri nuk ka qenë thjeshtë nga ata që vetëm kanë bërë e bëjnë llap llap për vorio epirin, por ka marrë armët e ka vrarë bashkë me bashibozukë të tjerë, ushtarë e oficerë shqiptarë 30 vite me parë në masakra e Peshkëpisë, kur në pushtet ishte pikërisht ky formacion politik që sot është krah e në mbrojtje te tij.

Por edhe ky paradoks nuk është prapë asgjë para një paradoksi edhe më të madh, ku jo përfaqësuesit politikë të opozitës, por ardhakeqët opinionbërës dhe analistë janë më të shqetësuar për Fredi Bejlerin, sesa për të drejtat e shqiptarëve që nëpërkëmben prej vitesh në Greqi. Djem shqiptarë torturohen e keqtrajtohen burgjeve greke si të ishin kafshë, jo njerëz por këta nuk bëzajnë. Nuk janë as nje as dy, por të shumta rastet kur familjarëve u thuhen gënjeshtra nga më të trashat e të papranueshmet për arsyet e humbjes së jetëve të djemve shqiptarë të keqtrajtuar në mënyrë shtazarake në burgje. Edhe zemrën ua kanë shkulur nga kraharori, por në Tiranë ata analistë që sot shqetësohen për të drejtat e Fredi Bejlerit nuk pipëtinin.

Njëlloj sikurse nuk pipëtijnë fansat mediatikë të Fredi Bejlerit as për Çamërinë, sepse ndoshta kanë hallin mos i shpallin nom grata kur të vizitojnë për pushime Greqinë. Fjalët iu shuhen e goja iu mbyllet edhe kur vjen puna për të kërkuar heqjen e ligjit te luftës, që është një non sens politiko/juridik mes dy vendeve fqinje anëtarë në NATO. Dakord o dakord të kini merak e merakun mos e lini për hallin e Fredi Bejlerit dhe të drejtat e liritë e njeriut e demokracinë. Flisni pa ndalim kundër Edi Ramës e regjimit. Edhe ky prapë nuk është as qameti as fundi të bësh politikë kundër qeverisë e kryeministrit.

Por të bësh politikë edhe kundër dinjitetit kombëtar, kjo është më shumë se shumë. Thënë ndryshe nuk ka bythë ku të rrijë. Të gjithë këtyre që iu preu barku për Fredi Bejlerin ngjajnë aq fals, qesharakë e hipokrite kur i shqetëson më shumë liria e një sharlatani sesa diskriminimi, përçmimi, dhunimi, stigmatizimi a bullizimi i çdo shqiptari sa thua deri këtu arrin marrëzia dhe pafytyrësia?! Ky or tungjatjeta quhet maskarallëk, të të dhëmbë më shumë halli i një manipulatori, provokatori a shërbëtori nacionalist, sesa te drejtat e çdo bashkatdhetari i cili ndjehet më i dhunuar dhe i mosrespektuar nga bashkatdhetarët e tij sesa nga çdo ekstremist revanshist. Një komb që përçmon për interesa të vogla njerëzit dhe dinjitetin e tij, zor se mund të bëjë preokupi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elefterios: 02/03/2024 21:21

    Jam Lefteri i ,alios, grik, elefterios, jam ngafamilje shqiptaro greke, arsyeja eshte, , Babai im mori nuse ne sarand, nga nji fshat qe sdinin Shqip, ketu ne myzeqe nji jet qe njoha na shanin, sot sme mbet qefi ,,por do qe dhe ne atje na ndoqi e njejta jet,,,me pak fjal sot ngaana e prindit time ,,egjith familja moren pashaporta Greke, vecmeje,,.Arsyeja se u largovba per pun nevendim tim dhe nuk kondribova atje sme dhan pashaport,kam ber 2 djem te lindur atje por Ska problem per kete gje,, Problemi eshte te Beleri,,,jo,jo ,mbaj mend nji kenge Italiane ,se sic tregova me cme rakon mua pashaporta smundta merte as beleri, ,Kenga thot,,,greko maskara, kerkojejeni ne gugel eshte keng pas luftes se 2 boterore,

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 02/03/2024 18:44

    O zoti Denis Dyrmjaja ty të lumtë dora për ktë artikull. Po çfar ti bësh flamurit pa shkop e luçjano poçit të djegur jashqitjeve të kombit shqiptar që meren me flliqsirat wc si fredi bejplera. Emrat ja kam shkruajtur me shkronj të vogël nga urejtja që kam si Shqiptar për kto wc si : luçjano poçi djegur , flamuri debil pa bisht llumi shoqëris. E lere më për flliqsirën fundërrinën fredi plera e dekonpozuar. Po pse mos të bëjn qef këto lloi fundrinash kur kan gjet shesh në Albanistan e bëjn përshesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'