TIRANE - Të gjithë personat që kanë një banesë që e kanë përfunduar së ndërtuari deri në gusht të 1991, mund të fillojnë procedurat për marrjen e hipotekës. Pasi Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pajisjen me dokumentet e pronësisë për këto banesa.
Përfitues nga ky vendim janë të gjithë ata persona që plotësojnë kushtet e përcaktuara si: Objektit të ndërtuar t'i ketë përfunduar karabinaja dhe mbulesa, deri më 10.8.1991;Trualli funksional duhet të rezultojë fizikisht i lirë dhe i pazënë nga ndërtime pa leje, të cilat janë objekt i ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar.
Madhësia e sipërfaqes së truallit funksional në posedim të përfituesit, të jetë ajo që është miratuar sipas dispozitave ligjore ekzistuese, deri në daljen e ligjit nr. 7693, datë 6.4.1993 "Për urbanistikën"; Në rastet kur madhësia e sipërfaqes së truallit funksional, në posedim të përfituesit është më e madhe se ajo që është miratuar sipas dispozitave ligjore ekzistuese deri në daljen e ligjit nr. 7693, datë 6.4.1993
"Për urbanistikën", ajo sipërfaqe kalon në pronësi nga shteti tek individi, sipas procedurave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi; Objekti, trualli nën të dhe trualli funksional, të mos jenë të regjistruar në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme apo edhe kur janë të regjistruar, mungon akti i fitimit të pronësisë;
Objekti i ndërtuar dhe trualli funksional janë të patrajtuar nga legjislacioni përkatës për njohjen, kthimin e kompensimin e pronës apo për legalizimin dhe urbanizmin e ndërtimeve pa leje. Bashkia e Tiranës th se ky do të jetë hapi i parë të cilët duhet të ndjekin rreth 5 mijë familjet e evidentuara në Tiranë, që kanë një problem të tillë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.03.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com