Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka marrë pjesë në homazhet që po mbahen në nderim të diplomatit Bashkim Zeneli.
Balla theksoi se Zeneli do të mbahet mend si një ambasador dhe politikan i nderuar, që la gjurmë në politikën shqiptare.
“Bashkim Zeneli do të mbahet mend si themeluesi i gazetarisë ndërkombëtare, për rolin e tij si gazetar dhe për ne edhe si një deputet. Por edhe si një model i ambasadorit të Shqipërisë në disa vende të rëndësishme, Gjermani e Greqi, ku roli i tij si ambasador u vu në pah nga autoritetet më të larta të dy vendeve. Sot ndahemi prej një mendjeje të ndritur, një shqiptar i madh dhe një ambasador e politikan i nderuar”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
U nda nga jeta në moshën 78-vjeçare, i jepet lamtumira e fundit diplomatit Bashkim Zeneli










