Vetëm pak ditë më parë IKMT ndërmori heqjen e gardhit rrethues objektit të kultit të tarikatit halvetian të vendosur në qendër të Tiranës. ReportTV kontaktoi Bashkinë Tiranë lidhur me këtë rast ku u informua se heqja e gardhit nga IKMT ka ardhur pas mosvendosjes në dispozicion të lejes së ndërtimit të gardhit rrethues nga ana e institucioni fetar. Nga ana tjetër bashkia informon se hapësira e zënë gardhi i tarikatit halvetian do ti bashkohet rehabilitimit të parkut që ndodhet në krah të këtij institucioni fetar.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe ish deputetja e PD, Jorida Tabaku. "T’i heqësh qytetit, në këto kohë, një objekt të tillë që përfaqëson edhe spiritualitetin por edhe historinë. Dy vlera që i mungojnë një qyteti që po kthehet pa të shkuar dhe gjithashtu pa një shpirt, është vazhdim i një politike kriminale. Akoma më e trishtueshme është të shohësh se skuthllëku i atyre që në mëngjes recitojnë vargje biblike apo kuranore dhe mbrëmja i gjen duke shembur rrethime teqesh apo mbuluar xhami.
Ky është fati i një qyteti që udhëhiqet nga Nimrodët dhe që nuk kërkon të jetë një qytet për banorët e tij por për sunduesit e tij dhe tarafin e tyre oligark. Prandaj edhe biznesi i tyre për të shkëmbyer shpirtëroren dhe historiken me materialen dhe kullat është kaq i kollajtë për t’u zbatuar" akuzonte Tabaku.

-
Po qe pa leje teqja prisheni dhe ta bejne diku tjeter,,por edhe dhenia e cdo lulishte ne tirane per pallate eshte e gabuar,,nuk dime ku te rrime,,tirana ka pasur shume lulishte para 1990,,,dhe fusha sportive,,edi rama i prishi ato..
Përgjigju -
Po kjo Muxhahedinja Islamike..,le te kthehet ne Persi..,andej nga ka ardh!Prishja e mureve e gardheve rrethues ..s'ka lidhje me Fene"..,eshte ne kundershtim me qytetrimin edhe Estetiken e perbashket komunitare
Përgjigju -
Sh.mire..,duhet me prish te gjitha gardhet e muret rrethues ne Gjuthe Tiranen...,Emergjence kombetare..,me mire vone..,se kurre!
Përgjigju -
Prisheni të gjithë dhe bëjeni park lojrash për fëmijët.
Përgjigju -
Zonje ju te pd vetem per te share jeni,kujtoni se do i jepni mend ju popullit.Ju skeni per vete.U paguan shtetikot
Përgjigju -
Po ik moj zonje ... se te gjithe nenpunesit fetare jane ca zullmqare te shpifur... qe skane as me te voglen lidhje me spiritualitetin...
Përgjigju-
Dhe une me te njejtin Mendim Si Juve Tutu . Vetem me nje ndryshimi. Se ka te Drejte kjo z.Jorida Tabaku ,se i mungojne te ardhurat,dhe gjen ne Firma te ndryshme per te perfituar nga ata nenpunes qe vertete njohin korrupsionin dhe jo se Kane Interes ne Besimin Fehtare..
-







Komente
Komento