Hiqet TVSH-ja e barnave,
në janar 10% më lirë

Hiqet TVSH-ja e barnave,<br />në janar 10% më lirë
TIRANË - Duket se duke filluar që nga janari i këtij viti, medikamentete do të kushtojnë 10% më pak për të gjithë pacientët. Në janar të vitit 2014 çdo ilaç në Shqipëri do të shitet 10% me pak se çmimi aktual. Kjo pasi qeveria Rama ka vendosur të heqë TVSH e medikamenteve, duke kërkuar nga distributorët deri në fund të këtij viti, boshatisje të depove nga barnat ku është llogaritur çmimi me TVSH.

Marzhi i fitimit në tregun farmaceutik është i shkallëzuar për barnat me dhe pa rimbursim. Por grosistët janë vetëm hallka e parë e zinxhirit farmaceutik. 29% të marzhit të fitimit e zë pjesa e farmacistëve. Vite me parë kjo shifër ka qenë 37%, por u rishikua duke u konsideruar e lartë. Por sipas farmacistëve, a ka mundësi sot të bëhet një tjeter reforme e marzheve te ilaçeve? Çdo shtator në Ministrinë e Shëndetësisë depozitohen çmimet me të cilat fabrikat prodhuese importojnë në Shqipëri medikamentet.

Por farmacistët nuk pohojnë të deklarojnë se gjatë këtyre muajve ka pasur rritje deri ne 50% për disa medikamente, edhe pse çmimi i origjinës nuk ka ndryshuar. Vendosja e TVSH-së për barnat ka qenë një dnër vendimet më të debatuara, për shkak se ajo kishte një impakt të drejtë për drejtë mbi të sëmurët. Ndërkohë që çmimet e barnave në vendin tonë konsiderohen si më të larta, krahasuar me vdent e rajonit.

Shkrimi u publikua sot (28.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë