TIRANE- Janë 80 makineri e pajisje, për të cilat Këshilli i Ministrave ka vendosur dje të heqë detyrimin për të paguar TVSH-në në import. Në to përfshihen që nga lokomotivat e vagonët, deri tek makinat qepëse për rroba e këpucë, tubat, ashensorët e minierave, etj. Përfitojnë nga lehtësia subjektet që importojnë makineri në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë nga 50 milionë lekë të reja e sipër.
Ndërkohë, fasonistët përfitojnë heqje pavarësisht nga vlera e investimit dhe po kështu edhe ata që punojnë në sektorin e agrobiznesit.
Institucioni propozues i VKM-së ka qenë Ministria e Financave, nisur nga fakti që subjekte të ndryshme kanë paraqitur kërkesa pranë saj për përfshirjen në listën e mëparshme të disa pajisjeve që janë pjesë e pandarë e investimeve që kryhen nga këta subjekte, të cilët operojnë kryesisht në fushën e energjitikës, agrobiznesit dhe porositësit.
Synimi është ulja e kostove të biznesit në masën 20% në momentin e importimit të pjesëve të rëndësishme të linjave prodhuese, si dhe uljen e tepricës kreditore të TVSH-së tek administrata tatimore.
Sa më poshtë, vijon lista e makinerive dhe pajisjeve që kanë përfituar nga ky akt nënligjor.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com