Hiqni yndyrnat e tepërta
me ushtrime aerobike

Hiqni yndyrnat e tepërta<br />me ushtrime aerobike
Për të patur një trup që dëshironi me forma dhe përmasa drejt ideales, ushtrimet aerobike janë ato që mund t`iu ndihmojnë. Përveç kësaj, ushtrmet aerobike kanë një rëndësi edhe për përfitimet shëndetësore.

Aerobia i referohet ushtrimeve që kërkojnë konsumimin e një sasie oksigjeni, më shumë sesa gjatë pushimit.

Ato përfshijnë lëvizje të përsëritura ritmike të muskujve të mëdhenj të trupit, siç janë ato të krahëve dhe të këmbëve. Zemra juaj rreh më fort nga ushtrimet aerobike kështu që trasportohet më shumë oksigjen në mushkëri.

ushtrime aerobike
(Foto: Duke ushtruar aerobi në zonën e barkut)

Rezultatet e një studimi tetë-mujor të publikuar në American Journal of Philosophy kanë treguar se ushtrimet aerobike janë më të mira se ushtrimet rezistencë nëse dëshirojmë që të largojmë dhjamin e barkut që përmban kërcënim serioz ndaj shëndetit tonë.

Ky lloj dhjami është i lidhur me rritjen e rrezikut për sëmundjet e zemrës, diabetit dhe disa lloje të kancerit.

Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” instruktorja e një prej palestrave më të frekuentuara në Tiranë, Malvina Kruti, tha se këto ushtrime janë më të mira për diegien e yndyrnave sidomos në zonën e barkut.

“Në pjesën e fundit të barkut rezervohen një pjesë e konsiderueshme e dhjamit. Për këtë ushtrimet aerobike në pjesën e barkut kanë një rëndësi të veçantë”, tha ajo.
 
Ushtrimet aerobike përdoren në programe të ndryshme. Ato kanë një rol të rëndësishëm edhe për tonifikimin e trupit. Instruktorja thotë se lëvizjet e shpeshta të kombinuara me frymëmarrjen arrijnë që të kemi një rezultat shumë të mirë për trupin tonë.

“Aerobia ka një rol pozitiv sepse rezultati i këtyre ushtrimeve është më i mirë se i ushtrimet që përdoren peshat e ndryshme”, tha instruktorja.
 
ushtrime aerobike

Zakonisht, vajzat dhe gratë janë ato që e preferojnë më shumë aerobinë sesa meshkujt. Kjo, sipas instruktores, sepse vajzat dhe gratë dëshirojnë më tepër që të djegin yndyrnat dhe të ulin peshën, ndërsa meshkujt dëshirojnë më tepër të shtojnë masë muskulare dhe forcë.

“Aerobia është e duhura për të djegur yndurnat dhe për t`u dobësuar”, tha ajo.

Por, jo vetëm ushtrimet aerobike mund t`iu plotësojnë dëshirën për të patur trupin e dëshiruar. Një rëndësi të veçantë ka dhe ushqimi, i cili sipas intruktores duhet të konsumojmë më shumë proteina dhe karbohidrate duke elemminuar ushqimet e thata me tepricë yndyrore.

“Duke eleminuar ushqimin e dëmshëm me shumë yndyrë dhe duke ushtruar tre herë në javë aerobi atëherë vajzat dhe gratë mund të kenë atë trup të cilin e kanë dëshiruar”, tha instruktorja.

Një këshillë tjetër përsa i përket ushqimit është që duhet ta konsumojmë atë një orë e gjysëm para dhe një orë e gjysëm pas ushtrimeve aerobike. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Miqësia e rivalëve të mëdhenj të titullit në Premier League, Pep Guardiola: Duam trofeun, mendoni përsosmërinë! Arteta: Mezi po e pres të dielën

Miqësia e rivalëve të mëdhenj të titullit në Premier League, Pep Guardiola: Duam trofeun, mendoni përsosmërinë! Arteta: Mezi po e pres të dielën