Histori 'e çmendur' në Itali, tre vëllezër shënojnë gola në një ditë me ekipe të ndryshme

Histori 'e çmendur' në Itali, tre vëllezër shënojnë gola në një ditë me ekipe të ndryshme

Tre vëllezërit Esposito

Esposito, ky është mbiemri që u përfol më së shumti këtë të diel në futbollin italian. Kjo për faktin se tre vëllezërit Sebastiano, Salvatore dhe Francesco Esposito kanë shënuar gola me dy ekipe të ndryshme.

Sebastiano shënoi dopietë në fitoren e Empolit 1-4 në Verona, teksa dy vëllezërit e tij shënuan në Serie B me Spezian.

Dyshja shënoi tre herë kundër Cittadelas ku është portier Elhan Kastrati. Ishte dopieta e Salvatore dhe goli i Francesco Espositos që i dha fitoren 5-0 ekipit të tyre. Francesco është pjesë e Interit, i huazuar te Spezia.

Sebastiano Esposito (lindur më 2002) 
Salvatore Esposito (lindur më 2000) 
Francesco Esposito (lindur më 2005) 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim