Histori e dhimbshme! Hamasi i vrau babanë para syve, 5-vjeçari prek të gjithë me fjalët e tij në spital: Kur të rritem do të bëhem polic

Histori e dhimbshme! Hamasi i vrau babanë para syve, 5-vjeçari prek të gjithë me fjalët e tij në spital: Kur të rritem do të bëhem polic

1698153678_9.jpg

Historitë nga vendasit që kanë përjetuar masakrat e Hamasit janë të shumta, të dhimbshme dhe të tmerrshme. Një prej historive të dhimbshme është edhe ajo e një 5-vjeçari. Attallah Abu Madigam 5-vjeçari ishte me babanë dhe vëllezërit e tij më të mëdhenj në një serë bujqësore pranë kufirit të Gazës në momentin ku terroristët e Hamasit sulmuan mbi ta. 

Jeta e tij e përditshme, u shkatërrua kur mbi 1 mijë ushtarë të Hamasit depërtuan në Izrael dhe kryen masakrën më të keqe të hebrenjve që nga Holokausti, duke vrarë mbi 1,400 njerëz, duke plagosur mbi 5 mijë dhe duke rrëmbyer rreth 220 njerëz, raporton 

Osama Ebu Medigami babai i 5-vjeçarit, u tha terroristëve se ishin arabë, por ata e quajtën atë më hebre se hebrenjtë e tjerë dhe e qëlluan për vdekje në sy të fëmijëve. Attallah dhe katër vëllezërit e tij vrapuan për t'u strehuar me ndihmën e xhaxhait të tyre.

"Na u tha të shkonim drejt Ofakim dhe atje për t'u bashkuar dhe për të luftuar kundër terroristëve", tha komandanti i forcave të policisë Negev Desert Magen, kryeinspektori Ronen Halfon.

Ndërsa një prej ushtarëve rrëfeu: “Pranë serrave, një burrë doli nga streha duke na thirrur duke bërtitur se ishte nga Rahati dhe po strehohej me 5 nipërit e tij pasi u vra babai. E bëmë të shtrihej në tokë ndërsa e kontrolluam dhe më pas pamë fëmijët dhe djalin e vogël të lënduar. Ne thirrëm një ambulancë për të evakuuar djalin që u qëllua në gjoks. Ai ishte në gjendje të keqe dhe mjeku tha se ai vdiq rrugës për në spital".

Halfon dhe ushtarët  vizituan Attallahin e vogël. Djali i puthi policët dhe i tha se donte të bashkohej me forcën kur të rritej.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Debat në Këshillin e Sigurimit, Guterras: Në Gaza u shkel ligji ndërkombëtar humanitar! Pala izraelite në mbledhje kërkon dorëheqjen e sekretarit të OKB-së


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur