Histori e rrallë e 9 majit, luftëtarë
shqiptarë kundër agresorëve japonezë

Histori e rrallë e 9 majit, luftëtarë<br />shqiptarë kundër agresorëve japonezë
Nga një portal australian mësohen fakte të rralla mbi luftëtarë shqiptarë pjesëmarrës në luftën e II-të botërore në anën tjetër të rruzullit tokësor. Me emra dhe mbiemra të njohur e që janë në përdorim edhe sot. Ata luftuan dhe u dekoruan duke dhënë kontributin e tyre kundër agresoreve japonezë.

histori

Shqiptarët kanë luftuar kundër forcave fashiste jo vetëm në Shqipëri dhe Europë por edhe në vise të largëta të botës deri në Japoni e gjetkë. Në të gjitha kontinentet ku pati përplasje me forcave te paktit fashist dhe Aleatëve të Mëdhenj. Sovjeto- Anglo-Amerikanëve.  Këtë fakt e mësojmë nga një informacion që marrim nga Australia.

histori
Informacion i kompletuar me shoqërimin e rreth 14 fotove të veçanta të cilat tregojnë se shqiptaret kanë luftuar në njësi të ndryshme dhe zona të ndryshme duke filluar nga zonat operative për rreth kontinentit Australian deri në Guinenë e Re Papua. Sipas portalit australian museumviktoria një pjesë e shqiptarëve, sapo morën vesh ne Australi  për shpërthimin e mundshëm të  luftës në kontinentin Europian janë kthyer në shtëpitë e tyre për të marrë gratë dhe fëmijët që banonin atje.

histori

Një foto interesante na sjell atmosferën e një proteste kundër pushtimeve fashiste. Foto është mjaft cilësore dhe tregon Shqiptarë duke marshuar në një festim proteste kundër forcave pushtuese të  luftës se Dytë Botërore në rrugën Suanston (Sëanston Street), Melburn, në fundin e viteve 1940. Në foto duken qartë pjesmarrës edhe fëmijët e emigrantëve shqiptarë krahas prindërve të tyre. Duke i u referuar materialit të këtij portali, mësohet se  kur filloi Lufta e Dytë Botërore, disa shqiptarë u rekrutuan dhe iu bashkuan përpjekjeve luftarake australiane, për shembull, në mbrojtjen e Darvin-it [kryeqyteti i Territorit Verior, në detin e Timorit] dhe në fushëbetejat e Papua-Guinesë së Re, Lindjes së Mesme dhe Paqësorit. Ndërsa të tjerët, veçanërisht në Kuislend-in verior [ndodhet në veri-lindje të vendit, kufizohet nga Territori Verior, Australia e Jugut dhe Uellsi i Ri Jugor, respektivisht në perëndim, jug-perëndim dhe jug; në lindje kufizohet nga Deti i Koraleve dhe Oqeani Paqësor], u internuan si ‘të huaj të lidhur me armikun’ (‘enemy aliens’) në fillim të viteve 1940 dhe u dërguan për të punuar në ndërtimin e rrugëve apo ferma.

histori

histori

Një numër burrash kanë shërbyer me devocion ne luftë dhe janë dekoruar. Një prej këtyre quhet Medalja “Pacific Star” (Ylli i Paqësorit) që i është akorduar shqiptarit Mustafa Sherifi,  (Xhejms-James) Sherif-it për merita shërbimi në oqeanin Paqësor gjatë Luftës së Dytë Botërore nga dhjetori i vitit 1941. Ngjyrat e fjongos së kësaj dekorate  përfaqësojnë: e gjelbra dhe e verdha - xhunglën dhe plazhet e Paqësorit, e kuqja ushtrinë, bluja e thellë marinën dhe bluja e çelët aviacionin. Mustafa Sherifi shërbeu në Papua-Guinea e Re. U rekrutua në Forcën Ajrore Mbretërore të Australisë më 18 gusht 1942 dhe u lirua më 12 dhjetor 1947. Krahas Mustafa Sherifit, një foto dokument na sjell edhe një aviator tjetër, Sherif Rizi (Jack - Xhek) Reese –Rizi, mes anëtarëve të  ekuipazhit të skuadriljes ajrore nr. 82 në Japoni. Xheku u rekrutua më 3 tetor 1942 dhe u lirua më 11 nëntor 1947. Ekzistojnë edhe foto të akteve te rekrutimit dhe të çmobilizimit të tyre nga Ministria Austrailiane e Mbrojtjes. Siran Zeneli mesohet se ka shërbyer në Forcat Ushtarake Australiane në Darvin. U rekrutua më 24 shkurt 1942 dhe  u lirua më 6 prill 1944. Muharem Perona (Mick - Mik) shërbeu në Trupat e Xhenios të Australisë në Darvin. U rekrutua në qershor 1942 dhe u lirua më 9 dhjetor 1945. Hodo Hamiti shërbeu gjatë Luftës së Dytë Botërore në Forcat Ushtarake Australiane në Darvin. U rekrutua më 22 shkurt 1942 dhe u lirua më 13 tetor 1944. Estref Shemshedini u rekrutua në nëntor 1942 dhe shërbeu në Darvin në batalionin e 5-të të Regjimentit Skocez. U lirua më 15 mars 1943. Një pjesë emigrantësh janë izoluar si të dyshuar dhe dërguar për të punuar në fermat ushtarake për frontin. Të internuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në Australi , sipas fotos se paraqitur janë  (nga e djathta në të majtë): Vasfi Hymer Birangi, Gani Mehmet Floqi, Shaban Sali Suli, Servet Goskova, Kuinslendi qendror, viti 1942. Të gjithë u transferua eventualisht në Viktoria.

histori

Informacioni mbi fatin e mëvonshëm të disa luftëtareve shqiptare në Australi plotësohet me një përshkrim të ndryshimeve të sistemeve shoqërore në Shqipëri. Sipas këtij përshkrimi:  “Përfundimi i luftës solli vendosjen e një regjimi stalinist dogmatik dhe izolacionist në Shqipëri. Për emigrantët shqiptarë u kufizua komunikimi me familjen dhe njerëzit e afërt në ish-atdheun. Ata që u kthyen në Shqipëri në vitet fill dhe pas luftës, ranë në kurth, pa qenë në gjendje të ktheheshin në Australi. U cenua gjithashtu tradita e martesave me partnerë nga Shqipëria. Një numër i vogël i atyre që u kthyen në Shqipëri, u përpoqën të arratiseshin, por shumë pak veta ia dolën.

histori

Shumë familje pësuan ndëshkime dhe vështirësi të tmerrshme në Shqipëri në orvatjet për t’u arratisur apo thjesht për shkak të lidhjeve të tyre me botën perëndimore”. Nga shënimet në diçiturat shoqëruese të fotove  mësohet se kanë qënë edhe     Mehmet Osman Trungu dhe Ylmi Topi, të cilët  punonin në prerje-pastrim shkurresh në Australinë Perëndimore, rreth vitit 1925. Ylmi Topi u kthye në Shqipëri në vitin 1949. Regjimi komunist shqiptar e pengoi të kthehej në Australi.

histori

histori



Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prishë provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prishë provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet