Shehada Shalalda, 24 vjeç, është më i riu midis artizanëve në Palesitnë që punojnë me dorë mjete muzikore si violina. Ai ka lindur në qendrën e vjetër palestineze Ramall.
 
Në 2008, një artizan erdhi në Ramallah për të riparuar violiat në dyqanin që gjendej  pranë shtëpisë së 24 vjeçarit. Nga ky moment ai shfaqi një interes shumë të madh në zejtari dhe u përpoq të krijojë violinën e tij personale prej druri.
 
Talenti dhe dedikimi i tij ndaj zejtarisë u vu re prej zejtarit Paolo Sartigiantoni, i cili e ftoi atë në dyqanin e tij në Florence, ku Shalada krijoi dy violinat e para. Një vit më vonë Shalalda u zhvendos në Angli ku studioi për artizan.
 
“Violina prodhon tinguj lirie dhe në një farë mënyre unë përpiqem ti jap formë lirisë”, thotë Shalalda
 
Sot ai punon në të njëjtin vend ku shfaqi për herë të parë interesin për riparimin e violinave. Ai arrin të relizojë  tre deri në katër violina çdo vit.
 
Ai udhëton gjithashtu çdo vit në të gjithë Europën për të blerë dru të përshtatshëm në përgatitjen e violinave dhe për të takuar e shkëmbyer eksperienca me kolegë të tij nga vënde të ndryshme. 
palestine
palestine
palestine
palestine

  Redaksia Online
 (al.h/shqiptarja.com)