Historia e gjermanit të vetëm që
refuzoi të përshëndeste Hitlerin

Historia e gjermanit të vetëm që<br />refuzoi të përshëndeste Hitlerin
Partia Naziste adoptoi në vitet 1930, përshëndetjen e famshme të Hitlerit “sieg heil”.Përshëndetja ishte një e detyrueshme për të gjithë gjermanët si demonstrim besnikërie për Fyrherin, partinë e tij dhe kombin. I vetmi gjerman që ka refuzuar të ngrejë lart dorën e djathtë për të përshëndetur prezencën e Hitlerit në mitingun e vitit 1936 është August Landmesser.
 
Landmesser i është bashkuar Partisë Naziste në vitin 1931 dhe nisë të ngjisë shkallët në atë që më vonë u bë partia e vetme legale në vend. Dy vite më vonë, Landmesser ra çmendurisht në dashuri me Irma Eckler, një grua hebre dhe i propozoi për martesë në vitin 1935. Pasi u fejua me Eckler dhe u zbulua se ajo ishte hebre, Landmesser u përjashtua nga Partia Naziste. 

nona
(August Landmesser refuzon të përshëndeste "Sieg Heil" në mitingun Nazist, 13 qershor, 1936) 

Ata aplikuan për t’u martuar në Hamburg, por bashkimi i tyre nuk u lejua për shkak të një Ligjit të Nurembergut. Çifti lindi vajzën e tyre të parë, Ingrid, në tetor 1935. Më pas më 13 qershor 1936, Landmesser nuk përshëndeti Hitlerin me ngritjen e krahut.

Në vitin 1937, Landmesser u përpoq të ikte nga Gjermania në Danimarkë me familjen e tij. Por, u ndalu në kufi me akuzën e “çnderimit të racës” sipas Ligjit të Numerbergut
Një vit më vonë, Landmesser u lirua për shkak të mungesës së provave dhe u këshillua që të mos kishte marrëdhënie me Eckler. Ai refuzoi të braktiste nënën e fëmijës së tij dhe injoroi vullnetin e nazistëve duke u arrestuar sërish në vitin 1938. U dënua me 3 vite në kamp përqendrimi.

eeee
( Irma Eckler)

Ai më pas nuk do ta shihte më kurrë gruan që dashuronte dhe fëmijën e tij. Policia sekrete gjithashtu arrestoi Eckler, e cila ishte disa muajshe shtatzënë me vajzën e dytë. Ajo solli në jetë Irenën në burg dhe më pas u dërgua në kamp përqendrimi. Eckler besohet se është transferuar në atë që nazistët e quanin “qendrën e eutanazisë” në vitin 1942, ku vdiq bashkë me 14 mijë njerëz të tjerë.
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen