Historia e gruas së moshuar me
vazon perfekte dhe të krisu
Një grua e moshuar kineze kishte dy vazo të mëdha të cilat i varte në dy anët e një shkopi druri që mbante mbi shpatulla. Njëra nga vazot kishte disa të krisura,ndërsa tjetra ishte perfekte dhe ishte gjithmonë plot me ujë përgjatë rrugës, që nga burimi e deri në shtëpi, ndërsa vazoja e krisur arrinte gjysmë e boshatisur. Për rreth dy vjet me radhë vazhdonte e njëjta histori me gruan që çonte në shtëpi një vazo e gjysmë me ujë.
Një grua e moshuar kineze kishte dy vazo të mëdha të cilat i varte në dy anët e një shkopi druri që mbante mbi shpatulla.
Njëra nga vazot kishte disa të krisura,ndërsa tjetra ishte perfekte dhe ishte gjithmonë plot me ujë përgjatë rrugës, që nga burimi e deri në shtëpi, ndërsa vazoja e krisur arrinte gjysmë e boshatisur. Për rreth dy vjet me radhë vazhdonte e njëjta histori me gruan që çonte në shtëpi një vazo e gjysmë me ujë.
Natyrisht që vazoja e pa thyer ishte shumë krenare për veten e saj, por vazos së gjorë që ishte e krisur i vinte shumë turp për defektin e saj dhe ishte shumë e hidhëruar që bënte vetëm gjysmën e punës për të cilën ishte krijuar.
Pas dy vjetësh që jetonte e dëshpëruar nga “dështimi” i saj, vazoja i flet të zonjës ndërkohë që po ecnin rrugës:
“Më vjen shumë turp nga vetja, sepse nga kjo e krisura që kam anash derdhet i gjithë uji rrugës kur kthehemi për në shtëpi”.E moshuara buzëqesh:
“A e ke vënë re që ka lule nga ana jote e shtegut kur ecim, por jo nga ana e vazos tjetër?”. E pra kjo sepse unë e kam ditur gjithmonë defektin tënd dhe për këtë arsye kam mbjellë fara lulesh nga ana jote dhe kështu çdo ditë që ktheheshim, ti i ujisje.
Për dy vjet kam mundur të këpus lule dhe të zbukuroj tavolinën. Nëse ti nuk do të ishe kështu si je, nuk do të kisha pasur gjithë këto bukurira për ta hijeshuar shtëpinë.
Thelbi i kësaj historie NUK është të mësojmë se mund të jemi të dobishëm edhe pse kemi defekte. Kjo dihet. E nuk është as ajo që, defektet tona mund të shndërrohen në pika të forta. E dimë që limitet mund të jenë një mundësi, por nuk është kjo ideja.
Pyetja që sot na drejton ky rrëfim është: Cilat janë gjërat e rëndësishme për ty? Sa bukuri dhe mirësi po sjell në jetën tënde?
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48.1%
-
Trump
47.9%
-
S'kam mendim
4%
Vota total: 9755
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet një person në Capitol, kishte armë zjarri dhe një elektrik dore me vete
5 Nëntor, 20:12
-
'Duhet të arrestohen me qindra veta në ditë', shpërthen avokati Romeo Kara: Ata janë agallarë për sa kohë i mbajmë mbi qafën tonë
5 Nëntor, 20:07
-
Basketboll, vjen në Tiranë presidenti i FIBA për Europën! Ponari: Do vazhdojmë kampionatet me ekipet U12 dhe U14
5 Nëntor, 19:51
-
Vlorë/ Aksidenti i rëndë në Jonufër, përplasen dy mjete! Dërgohen në spital dy të lënduar, pasagjeri mbeti i bllokuar brenda mjetit
5 Nëntor, 19:41
-
Harris në X: Sot ne votojmë për një të ardhme më të mirë! Kur ne luftojmë, ne fitojmë
5 Nëntor, 19:38
-
Altin Dumani dhe 4 prokurorë të SPAK zbarkojnë në Brazil, Ambasada amerikane: Do çmontojnë bandat shqiptare të kokainës
5 Nëntor, 19:25
-
Dritan Hila: Doktori që nuk harron vesin
5 Nëntor, 19:14
-
Deklaratat e Ramës në Selanik, Kocaqi: Janë për fushatë! Nëse na përmendin Vorio-Epirin, t'i përmendim Çamërinë
5 Nëntor, 18:55
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Kush do të fitojë garën për kontrollin e Kongresit?
5 Nëntor, 18:37
-
'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës
5 Nëntor, 18:28
-
Amerika vendos/ Një nga shtetet me më shumë shqiptarë, ja kur dalin rezultatet e zgjedhjeve në Florida
5 Nëntor, 18:24
-
Amerika vendos/ I shoqëruar nga bashkëshortja, Donald Trump voton në Florida: Ndihem shumë i sigurt
5 Nëntor, 18:04