Edhe kur lajmi mori dhenë përsëri njoftimi për anijen shqiptare u krye nga autoritet portuale nëpër familjet e marinarëve që fatmirësisht shpëtuan nga mbytja.
Pas 41 vjetësh nga kjo ngjarje e rëndë,Luan Jaupi,djali i kapitenit të anijes”Mati”bën të ditur detaje të hollësishme nga kjo ngjarje.Babai i tij,detari i vjetër Adem Jaupi i larguar nga kjo jetë disa vite më parë, i ka lënë atij dokumentin zyrtar të mbajtur prej tij lidhur me këtë ngjarje.Ndërkohë që me gojë i ka treguar edhe rrethana të tjera që lidhen me mbytjen e anijes”Mati”.Ai kishte deklaruar se nëse rumunët do të kishin dërguar mjetet ndihmëse, anija”Mati”do të kishte shpëtuar.
Luani tregon se ato ditë kur u muar vesh mbytja e anijes,familjet e marinarëve kanë përjetuar momente ankthi derisa u njoftuan se familjarët e tyre kishin shpëtuar paq nga mbytja. Kapiteni Adem Jaupi ka treguar se ato ditë kur ata gjendeshin në ujrat rumune, pranë portit të Konstancës,disa milje më tej, gjendeshin trupat e Traktatit të Varshavës të cilët po kryenin një stërvitje detare. Ishte komanda e lartë e këtyre forcave që nuk lejoi autoritet portuale rumune që ti shkonin në ndihmë ekuipazhit shqiptar.
Falë profesionalizmit të kapitenit dhe oficerëve të anijes,u respektuan të gjitha ligjet e detit duke dokumentuar gjithcka që ata kishin bërë për të shpëtuar anijen.I gjithë ky dokumentacion u përdor në procesin gjyqësor që u krye në Rumani e që u fitua nga pala shqiptare e përfaqësuar nga juristi Kleanthi Koci i vrarë në vitet ’90 në rrethana që asnjëherë nuk u zbardhën.Me paratë e fituara nga ky gjyq u ble anija transoqeanike”Arbëria”më e madhja në historinë e flotës sonë tregtare.
Jaupi tregon sesi e mori vesh lajmin për mbytjen e anijes.
Nga shokë të mij që punonin në flotë mora vesh se një anije jona ishte mbytur në lundrim jashtë vendit.Mqse gjuha shkon të dhëmbi që dhemb,mendja më shkoi menjëherë të babai im që ishte nisur për lundrim disa ditë më parë.Dhe me të vërtetë kishte qenë anija që ai drejtonte ajo që ishte mbytur.U shqetësuam shumë familjarisht për fatin e babait dhe të ekuipazhit të anijes”Mati”.Më vonë njëri prej radistëve të flotës detare më njoftoi duke më uruar se ekuipazhi kishte shpëtuar dhe se anija ishte mbytur në afërsi të portit të Konstancës.
Ndërkohë lajmin e kishin marrë vesh edhe familjarët e ekuipazhit të cilët ju drejtuan portit detar për tu interesuar për familjarët e tyre. Fillimisht atyre nuk ju besohej se familjarët e tyre kishin shpëtuar dhe vetëm kur drejtuesit e flotës sqaruan situatën, gëzimi i tyre ishte i madh.Pas pak ditësh ekuipazhi u kthye në atdhe me linjë ajrore kurse babi im dhe 2 marinarë qëndruan gjatë në Rumani pasi morën pjesë në gjyqin ndërkombëtar të zhvilluar po atje e që u fitua me sukses nga pala jonë e cila edhe u dëmshpërblye mirë.Kjo edhe për faktin se anija ishte siguruar në Regjistrin Detar ”Lloyds” në Angli.
Ngjarja
Anija”Mati”pasi u ngarkua në portin e Durrësit u nis për lundrim me datën 11 tetor të vitit 1976 dhe mbërriti në radën e jashtëme të portit të Konstancës me datën 15 tetor.Ngarkesa e cila përbëhej nga mallra industriale dhe pije alkoolike ishte kërkuar nga shteti rumun në bazë të marrëveshjeve ekonomike që kishin 2 vendet tona.Anija “Mati” kishte një kapacitet bartës prej 3550 tonësh dhe ishte në gjendje të mirë lundrues ndonëse ishte e tipit avullore.
Pasi hodhi spirancën në radën e portit të Konstancës,ekuipazhi i anijes njoftoi me radio kapitenarinë e portit rumun për mbërritjen e saj dhe kërkoi ankorim në port për të shkarkuar ngarkesën.Përgjigja rumune ishte se ankorimi në port do të realizohej një ditë më pas.Të nesërmen,me datën 16 tetor, ekuipazhi konstatoi se moti nisi të prishej dhe dallgëzimi u forcua në masën 4-5 ballë.U kërkua sërish hyrja dhe ankorimi në port, por oficeri i kapitenarisë rumune njoftoi se anija do të ankorohej në kalatë vetëm me datën 18 tetor.
Po atë ditë ekuipazhi konstatoi defekt dhe rrjedhie vaji në grupin e timonit gjë që shënoi edhe fillimin e fundit të anijes shqiptare.Nga data 16 tetor deri me datën 19 tetor ekuipazhi luftoi me të gjitha mënyrat për të riparuar avarinë por gjithcka rezultoi e kotë pasi anija i thye më dysh dhe u mbyt në det.Gjatë kësaj periudhe kërkesat ndaj kapitenarisë së Konstancës ishin të pafund por reagimi i kësaj të fundit ishte inekzistent duke mos dërguar rimorkiatorët të cilët do ta kishin ndihmuar anijen që të futej në port dhe të ankorohej.Ky fakt u pranua edhe në gjykimin që u bë pas mbytjes së anijes nga trupi gjykues.
Gjatë ditëve të agonisë, ekuipazhi i “Matit”u ndesh me një mot të keq me një det me forcë 10-11 ballë.U tentua riparimi i avarisë por pa sukses.Kur shpresat u shuan dhe u kuptua që pala rumune nuk do të dërgonte mjetet ndihmuese,u bë edhe përpjekja e fundit e cila konsistoi në zhvendosjen e anijes me bash nga bregu i detit dhe përplasjen e saj me disa shkëmbinj me qëllim shpëtimin e jetëve të ekuipazhit prej 34 detarësh.Në pozicionin fillestar të anijes thellësia e detit ishte 11 m.Me datën 18 tetor anija u nda më dysh dhe ekuipazhi u zhvendos në pikën më të lartë të anijes dhe nisi të konsumojë konjak për të luftuar të ftohtin.Ndërkohë me radio ishte njoftuar flota jonë tregtare si dhe i ishte dërguar telegram ambasadës sonë në Bukuresht.Por në fund të datës 18 ndërlidhja u ndërpre dhe ajo mund të realizohej vetëm me kapitenarinë e portit të Konstancës i cili vazhdonte të heshtëte.
U bënë disa përpjekje për të hedhur barkat e shpëtimit në det por ishte e pamundur që ato të qëndronin në pozicionin ku ekuipazhi të mund të imbarkohej pasi deti ishte tërbuar. Në këto kushte, 2 marinarë ,Bashkim Bushi dhe Beqir Xhaferri u hodhën në det me qëllim daljen në breg për të dhënë alarmin e për të kërkuar ndihmë.
Atyre ju deshën 2 orë notim për të dalë në breg të detit.Aty ata u konstatuan nga roja bregdetare e cila kur mori vesh ngjarjen njoftoi autoritet më të larta të Konstancës.Vetëm atëhere u urdhërua ngritja e një helikopteri i cili i pajisur me mjete evakuimi i transportoi një e nga një pjestarët e ekuipazhit të anijes të varur në koshin e shpëtimit.I fundit që braktisi anijen ishte kapiteni Adem Jaupi i cili mbante në duar një valixhe ku gjendeshin dokumentat e anijes por edhe protokolli gjithckaje kishte ngjarë me anijen si dhe të gjitha përpjekjet e kryera për ta shpëtuar mjetin dhe ekuipazhin e tij.Ky ditar apo protokoll
shërbeu për të hartuar raportin e ngjarjes i cili do të ishte edhe prova më e pakundërshtueshme në gjyqin që u zhvillua disa javë pas kësaj ngjarjeje të rëndë.
Prapaskenat
Edhe pse nuk u tha kurrë zyrtarisht nga regjimi i atëhershëm, ky aksident detar ndodhi në një kohë kur në vendin tonë kishin nisur përgatitjet për mbajtjen e Kongresit të 7-të të PPSH-së.Ndodhi kur 8 vjet më parë Shqipëria kishte dalë nga Traktati i Varshavës.Në këto kushte përplasje në vendet e kampit socialist të atëhershëm kishin nisur të bëheshin evidente.
E pikërisht, ato ditë kur anija jonë mbërriti në ujrat rumune,disa milje më tutje flota sovjetike me aleatët e Traktatit të Varshavës po zhvillonte manovra detare dhe komanda e saj urdhëroi autoritet rumune që të mos i jepnin asnjë ndihmë anijes shqiptare se edhe mund të qëlloheshin nga anijet luftarake.
Dicka e tillë u mësua pasi ekuipazhi kishte mbërritur në Durrës. Autoritet rumune pasi dërguan helikopterin që evakuoi ekuipazhin e anijes”Mati”morën masa dhe ndihmuan marinarët me asistencë mjekësore si edhe me veshmbathje.Disa ditë më pas, me një avion të linjës Bukuresht –Tiranë,ekuipazhi mbërriti në aeroportin e Rinasit ku zbritën edhe delegacionet që do të merrnin pjesë në kongresin e Partisë së Punës së Shqipërisë.
Në një takim që Mihallaq Zicishti, në atë kohë Sekretari i Parë i Komietit të Partisë së Durrësit, pati zhvilluar me punonjësit e flotës detare, pati deklaruar se “revizionistët rumunë donin t’i sillnin kongresit të partisë 34 kufoma, por kjo gjë nuk ndodhi”.
Ndërkohë në Rumani qëndroi kapiteni i anijes Adem Jaupi me 2 mekanikë për të përfaqësuar flotën tregtare në gjyqin ndërkombëtar që u zhvillua në fund të muajit nëntor.Me treshen e anijes”Mati” u bashkua edhe juristi i njohur Kleanthi Koçi.Ky jurist i shkëlqyer u vra në vitet ’90 në rrethana misterioze të cilat ende nuk janë zbardhur edhe sot e kësaj dite.
Gjyqi u fitua nga pala shqiptare dhe shteti rumun u detyrua të paguajë dëmin e shkaktuar ndaj Flotës Tregtare Shqiptare. Mqse disa vjet më parë anija”Mati” kishte qenë pjesë e Shoqërisë Detare Shqiptaro-Kineze CHAL,kinezët e kishin Siguruar atë në Regjistrin Detar Lloyds duke përfituar një shumë të mirë dëmshpërblimi.
Me këto para u ble anija transoqeanike”Arbëria”. Në procesin gjyqësor u paraqit raporti i mbytjes së anijes i përpiluar nga kapiteni i saj Adem Jaupi. I shkolluar në Kroaci dhe më pas në Bashkimin Sovjetik në Akademinë e Flotës Luftarake në Baku të Azerbaixjanit,Adem Jaupi pasi shërbeu për disa vjet në Flotën Luftarake Shqiptare,sëbashku me disa ushtarakë të tjerë, kaloi në flotën tregtare duke marrë drejtimin e anijeve të saj. Me korrektesën e një ushtaraku ai evidentoi gjithcka me imtësi nga aksidenti detar dhe e paraqiti atë në procesin gjyqësor në raportin e avarisë i cili mban datën 2 nëntor 1976.
Raporti i avarisë, hartuar nga kapiteni Adem Jaupi, pas mbytjes së anijes
Anija avullore “Mati” u nis nga Durrësi në orën 10.30 të datës 11.10.1976 për në Kostancë me ngarkesën e rreth 2066 ton që përbëhej nga: bitum, tela bakri, konjak, konserva, verë dhe tekstile. Anija mbërriti në radën e portit të Kostancës në orën 04.50 të datës 15 tetor, pas katër ditësh lundrim. Në kohën e mbërritjes deti ishte 2 ballë dhe anija hodhi spirancat në det, më pas komuikoi me oficerin e kapitenerisë për tu njoftuar për kohën e hyrjes në port. Nga oficeri ekuipazhit na u tha se anija do të futet në port të nesërmen, herët në mëngjes ne datën 16 tetor. Po atë ditë në orën 13.00 pranë anijes erdhi motoskafi i pilotit, i cili kërkoi që të lëviznim nga pozicioni ynë, pasi duke qenë në afërsi të kanalit të hyrjes në port, pengonim lëvizjen e anijeve.
Për këtë arsye menjëherë ngritëm spirancën dhe në orën 14.03 vajtëm në një pozicion tjetër, që ishte më pranë portit për të qenë të mbrojtur nga era dhe deti meqenëse të nesërmen do të futeshim në port. Mëngjesin e ditës tjetër koha filloi të keqësohej dhe deti shkoi në një fuqi 4-5 ballë, por autoritetet e portit nuk erdhën për të na njoftuar që të hynim. Ne përsëri kërkuam prej tyre që të futeshim në port, por oficeri i kapitenerisë na tha se futja jonë nuk do të bëhej atë ditë, por pas dy ditësh, të hënën në mëngjes në datën 18 tetor. Nga ana jonë duke parë kohën që sa vinte e përkeqësohej, po vazhdonim ta mbanim anijen në gadishmëri.
Në orën 00.30 të datës 17 tetor, me qëllim që të evitohej kallmimi i spirancës në sajë të erës dhe detit të fortë, hdhëm edhe një copë gadinë të spirancës së majtë në ujë. Gjatë kësaj kohe në anije ndiheshin lëkundjetë forta gjatësore dhe anësore për shkak të erës së fortë. Në orën 06.25 oficeri i shërbimit Stefan Thomaj diktoi në timonin e timonierisë rrjedhje vaji me shumicë. Ishte carë tubi i vajit të sistemit të timonit dhe tre vetë së bashku edhe me Vlash Kuraja pamë se trupi i makinës së timonit në vendin ku ndodhen cilindrat ishte thyer dhe nga lëvizjet rrotulluese të pallës së timonit të saj të goditjeve të dallgëvë në të, shkaktontë thyerje të mëtejshme në vazhdim. Për të ndaluar një gjë të tillë, shkatërrimin e mëtejshëm të makinës së timonit dhe vetë pallës, bllokuam krahun e braçimit mekanik duke fiksua atë me kavot e avarisë. Në këtë mënyrë bëmë që anija të manovronte drejt e pa rezik për eliçen.
Duke vlerësuar avarinë e shkaktuar, në orën 07.10 ne njoftuam me radiogamë kapitenerinë e portit dhe kërkuam që të dërgoheshin menjëherë dy rimorkiatorë dhe pilotin për futjen e anijes në port, ose në radën e brendshme, pasi anija ishte jashtë gadishmërisë për drejtim, aq më shumë që kushtet meteorologjike ishin mjaft të rënda për anijen. Duke qenë se deri në orën 10.00 nuk morëm asnjë përgjigje, në 10.10 kërkuam përsëri nga Navlemari dhe kapiteneria e portit që të dërgonin dy rimorkiatorët dhe pilotin që të futeshim në port. Pikërisht në orën 10.00 u këput stopuesi i spirancës së majtë. Era dhe deti ishin 7-8 ballë dhe vazhdonin lëkundjet gjatësore dhe gjerësore të anijes. Në orën 11.00 njoftuam urgjentisht me telegram ambasadën tonë në Bukuresht për gjendjen e rëndë që ishte krijuar për anijen, në mënyrë që ata të ndërhynin për futjen e menjëhershme të anijes në port. Nga kjo orë, deri në mbrëmje i kemi dërguar disa radiograma portit për dërgimin e rimorkiatorëve.
Vetëm në orën 19.35 autoritetet e portit të Kostancës na kërkuan të njoftonim pozicionin e anijes tonë, për të cilën ne e dërguam menjëherë. Duke parë se autoritetet e portit nuk po merrnin asnjë masë si dhe gjendjen e rëndë të detit dhe avarinë që kishim pësuar, nga ora 15.57 filluam të punojmë me mashinë përpara si dhe në orën 19.00 hodhëm spirancën e djathtë, në fillim tre copë, me qëllim që anija të mbante pozicionin e saj. Në orën 21.42 autoritetet e portit të Konstancës na njoftuan me radiogram se “meqenëse jeni në rrezik dhe kërkoni ndihmë shpëtimi, ju japim sipas marrveshjes së Llojdit e tipit “no cure, no pay” dhe për këtë na njoftoni! Ne në orën 21.55 u përgjigjëm se anija nuk është në gjendje rreziku për të kërkuar shpëtim, por ka avari në timon për të cilën kemi kërkuar dhe kërkojmë që të futemi shpejt në port.
Në orën 00.00 si rrjedhim i kallmimit të spirancave nga deti dhe era e fortë, anija u spostua nga pozicioni i orës 14.03 të datës 15 tetor në një largësi prej 1 kb në drejtim 220 gradë. Në mëngjesin e datës 18 tetor, era dhe deti ishin 8-9 ballë dhe pavarsisht masave që morëm, kishte momente që frenat e vinçit nuk mbanin dhe në këtë kohë u ça bazamenti i vinçit të spirancave, gjë që rrezikoi anijen. Duke parë se situata për anijën bëhej më e rëndë dhe mund të kishte pasoja të rënda për anijen dhe ekuipazhin, në orën 14.00 njoftuam urgjentisht kapitenerinë e portit që të dërgonte ndihmë shpëtimi siaps kushteve që ata kishin kërkuar.
Rreth orës 14.30 nga lëkundjet e rënda që kishte anija, radiodhënësi i anijes ra nga bazamenti dhe e vumë më pas në një kolltuk duke e mbajtur me dorë që të ndërlidheshim. Në këtë kohë ndërlidhja me portin e Durrësit u ndërpre, kurse me portin e kostancës pati ndërlidhje deri në momentin e fundit. Në këtë kohë anija ishte në një pozicion ku thellësia e detit ishte 11 m. Në orën 17.30 pam se dy rimorkiatorët dolën nga porti dhe erdhën afër nesh, por asnjëri prej tyre nuk u afrua pranë anijes tonë më shumë se 1 kb. Kur pamë se po afroheshin rmorkiatorët, ne ishim bërë gati për spirancat, hedhjen e cimave etj. Rimorkiatorët bënë disa xhiro në det dhe u larguan duke u futur në port, pa bërë asnjë veprim, për të cilin më pas na njoftuan se anija juaj mund të ketë rënë në tokë.
Duke qenë në këto kushte në orën 18.15 dhamë sinjalin SOS, për të cilin rumunët nuk u përgjigjën fare. Pavarsisht kësaj, ne kërkuam nga kapiteneria e portit arsyen se përse nuk jepej ndihma kur rimorkiatorët u afruan dhe anija ishte në lundrim. Pas orës 20.00 i gjithë ekuipazhi përpiqej me anën e manovrimit të mashinës dhe spirancave për të evituar kallmimin e anijes drejt bregut, megjithëse ajo në sajë të detit të fuqishëm kallmonte drejt bregut. Duke parë këtë situatë të rëndë, në orën 22.40 vendosëm të bënim një përpjekje të fundit për të shpëtuar anijen duke u munduar të fiksonim timonin në 10 gradë djathtas, të ngrinim spirancën e majtë dhe me gjithë forcën e mashinës përpara, të afroheshim me forcat tona pranë hyrjes së portit.
Prej orës 22.40 deri 23.35 filluam dhe ngritëm spirancën e majtë duke mbajtur të djathtën me tre copë në ujë dhe duke i dhënë me gjithë forcën mashinës përpara. Në këtë kohë anija vazhdoi të rrotullohej majtas dhe era e deti i fortë e sollën me pozicionin e bashit drejtuar në tokë. Në orën 23.50, duke parë situatën pa zgjidhje, u dha urdhri për braktisjen e anijes me të cilin i gjithë ekuipazhi i anijes i veshur me xhaketat e shpëtimit grumbullua në kuvertën e sanalleve dhe filluam hedhjene raketave të fatkeqësisë. Gjatë kësaj kohe, ekuipazhi bëri ndërprerjen e karburantit, bllokimin e mazutit dhe furrave, ndërsa sistemin e avullit e lamë të hapur që të mos krijohej eksplozion.
Në këtë kohë anija goditej në tokë me gjithë karenën e saj, gjë që solli pas 2-3 minutash këputjen e saj në dy pjesë. Uji mbyti të gjithë lokalet e poshtme dhe u ndërprenë të gjitha furnizimet energjitike në anije. Në këtë kojë nga ana jonë u dha alarmi për hedhjen në det të dy katerave pneumatikë dhe të sanallee të shpëtimit, por era dhe deti i fortë i këputën mëse një herë cimat e tyre, pa i dhënë mundësi ekuipazhit për hipjen në to. Bashkim Bushi u hodh në det për të liruar një sanall që përplasej me bordin, por ishte e vështirë. Për të ndihmuar atë shkon edhe marinari Beqir Xhaferri dhe pas dy orësh lufte në det, ata arritën të dalin në breg ku u diktuan nga rojet e kufirit rumun dhe më pas u kontaktuan nga personeli i ambasadës tonë me në krye ambasadorin Nesip Kaçi.
Marinarët njoftuan për gjendjen e anijes dhe për nevojën urgjente që duhej dhënë ndihmë për shpëtimin e ekuipazhit të mbetur në anije. Pas largimit të sanallit, ekuipazhi nuk u urdhërua të hidhej në ujë, por të zinte vendet më të lata në pritje të ndihmës që mund të vinte nga bregu. Në këtë gjendje morëm masa për grumbullimin e dokumentave të anijes dhe djegien e dokumentave të rëndësishme me karakter sekret. Rreth orës 03.00 të datës 19 tetor u ndërlidhëm me elektrikun e dorës me shokët e ambasadës që ndodheshin në breg, të ilët përdorën dritat e makinave, kurse autoritetet rumune gjatë kësaj kohe nuk bënë asnjë veprim për ndërlidhje, sinjalizim apo shpëtim të ekuipazhit.
Në orën 07.20 të datës 19 tetor një helikopter erdhi nga bregu dhe filloi nxjerrjen e njerëzve një nga një deri sa përfndoi në orën 11.00. I fundit nga anija doli kapiteni. Për këtë ngjarje mendojmë se mbytja e anijes ka ardhur nga forca madhore të detit, ndonëse ekuipazhi ishte i stërvitur për të kryer të gjitha veprimet në bazë të rregullave dhe përvojës detare. Në kushtet që ka qenë anija, ndihma nga autoritetet portuale të Kostancës nuk u dha, gjë e cila po të jepej në kohën që u kërkua nga ana jonë, anija do të kishte shpëtuar.
d.c./shqiptarja.com