I riu rreh gruan sa tmerron gjithë pallatin nga britmat, e prangos policia pasi njoftuan fqinjtë (Video e Emisionit 112)

TIRANË - Episodi 32 i Emisionit 112 vjen me dy ngjarje ku fqinjtë kanë luajtur një rol thelbësor në parandalimin e ndonjë tragjedie tjetër në familje.

Pak ditë pas publikimit të lajmit në Report TV përmes Emisionit 112 për një tjetër zonjë që nuk ushqehej prej 6-muajsh dhe qëndronte e mbyllur në banesë, në episodin 32 të "112" transmetojmë videon e plotë të ndërhyrjes së uniformave blu në këtë rast.

Tragjedia në familjen Josifi në Kombinat duket se solli ndërgjegjësimin qytetar për të mos heshtur më. Telefonata e fqinjit në polici  zbuloi gruan 51-vjeçare që prej 6 muajsh nuk ushqehej dhe nuk dilte nga banesa. Frika e nxitjes së saj nga sekte fetare angazhoi menjëherë policinë, ku pamjet e ndërhyrjes dhe se çfarë thotë vetë zonja, i sjellim ekskluzivisht përmes emisionit “112” të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri.

Telefonata në Sallën Operative erdhi pak ditë pas ngjarjes së rëndë ku nënë e bijë ndërruan jetë për shkak të mosushqyerjes ndërsa dyshohet se ato ishin pjesë e një sekti fetar dhe se akti ishte kryer me besimin e verbër se do ringjalleshin.

Ky rast i kësaj zonje 51-vjeçe që sjellim në vëmendje tani, ka ndodhur në një apartament pranë Rrugës së Elbasanit ku jeton me nënën dhe kunatën.  Ajo konsumon vetëm pije, sipas saj për shkak të problemeve shëndetësore. Nga efektivët pyetet nëse bën pjesë në ndonjë sekt fetar por nuk jep një përgjigje të qartë. Gjatë kontrollit shëndetësor nga doktori në banesë gruaja flet për ringjalljen, një fjali mes fjalëve të lidhura pa kuptim: "Ringjallem, ngjallem, të na marrshin të keqen se ringjallem, nuk vdes njeri nga ringjallja".

Në segmentin e dytë të Emisionit 112 jemi me patrullat e Komisariatit Nr. 3 teksa efektivët e policisë reagojnë në një konflikt në familje. Bashkëshorti ka dhunuar gruan e tij ndërsa zhurmat dhe të bërtiturat janë dëgjuar në gjithë pallatin sa fqinjtë e tmerruar njoftuan policinë. Në momentet kur policia mbërrin në vendin e ngjarjes në Laprakë, zonja ka dalë nga banesa e tronditur duke qarë. Ajo shpjegon se burri e ka goditur sepse ishte i dehur dhe kërkon që policët ta marrin. Çifti ka edhe një fëmijë të vogël që duket i qetë teksa nuk kuptonte se çfarë po ndodhte. Nga efektivët u bë shoqërimi i burrit në komisariat. Shikoni pamjet ekskluzive në emisionin 112.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 11/07/2020 22:48

    Burrat shqiptare jane 99 % plera,arrogante,injorante ne kulm..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur